Shkence

Ku do të ngrihet resorti më ekologik në botë?

screen-shot-2016-10-29-at-19-32-30

Do të ndërtohet në Emiratet Arabe dhe do inagurohet në vitin 2020. Është parashikuar se do të ndërtohet në oazin e Liwa, një zonë në jug të Emirateve të Bashkuara Arabe që ndodhet në mes të shkretëtirës së Rub al-Jali, 150 km larg Abu Dabit, ku dhe ka bazën Eco Resort Group, krijuesit e kësaj iniciative. Ky resort ekologjik ësëhtë projektuar nga studioja londineze Baharash Architecture dhe do të mund të realizohet falë prezencës së ujërave nëntoksorë që do t’i sjellin mbi sipërfaqe nëpërmjet një burimi të madh. Kjo do të furnizojë gjithë ndërtesën ashtu si edhe kopshtet. Përreth këtij uji do të ngrihen 84 suita të lidhura me njëra-tjetrën dhe do të jenë të llojeve të ndryshme.Të gjitha do të kenë pamjet më të bukura që ofron shkretëtira që nga bari dhe restoranti ku sdo të shërbehen specialitete lokale dhe pjata organike ndërkombëtare të realizuara me përbërës të kultivuar në vend. Përdoruesit mund të bashkëpunojnë në mbledhjen e produkteve të kopshteve si dhe në kapjen e peshqve të rezervateve të ngritura aty. Ata do të mund të përdorin frutat, perimet dhe mishin e sjellë nga fermat afër. Të gjithë produktet do të jenë plotësisht biologjikë që nga artikujt e përdorur në hapsirat e trajtimit dhe mirëqënies spa deri tek instalacionet, praktikat e reciklimit të ujit, Pra ekologji e plotë: nuk do të ketë emetime të ndotjes dhe energjia do të sigurohet nga palene të mëdha diellore. Si quhet ky resort? “Oasis Eco Resort”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button