Analiza

Ku është Martin Luteri i Islamit?

Në librin e saj “Heretik”, Ayaan Hirsi Ali, flet mbi nevojën që feja Islame ka për një reformim të thellë

Screen Shot 2016-03-20 at 10.04.42

Nga David Bahr

“The Washington Free Beacon”

Libri “Heretik” i Ayaan Hirsi Ali, është provokativ dhe ambicioz, dhe synon të reformojë fenë e dytë më të madhe në botë. Hirsi Ali, e lindur në Somali por e rritur në Holandë, amerikania e  natyralizuar më e famshme (ose famëkeqe) për shkak të denoncimeve ndaj Islamit në librat e saj të mëparshëm, “Jobesimtari” dhe “Nomad”, e fillon librin e saj të ri me një deklaratë të stuhishme:”Islami nuk është një fe e paqes!”.

Me këtë ajo nuk do të thotë se besimi islam i bën myslimanët të dhunshëm,  por se “thirrja për dhunë dhe arsyetimi i saj, janë deklaruar në mënyrë të qartë në tekstet e shenjta të Islamit”. Kjo është pika themelore, nga e cila buron çdo gjë tjetër tek libri “Heretik”.

Por, para se Hirsi Ali të diskutojë natyrën e Islamit, ajo identifikon 3 grupe muslimanësh të cilëve u drejtohet libri:muslimanët e Medinës, fondamentalistët e besimit; myslimanët e Mekës, të devotshëm dhe që nuk janë të prirur për të ushtruar dhunë, përbëjnë shumicën e muslimanëve; si dhe myslimanët e modifikuar ose disidentët.

“Heretiku”, mësojmë, është konceptuar si një mënyrë për t’u angazhuar me myslimanët e Mekës, grupimi i pasigurtë që gjendet në mes, dhe që sipas Hirsi Ali dhe që përmban rrezikun e të larguarve nga besimi dhe bashkimit me ekstremistët. Pra, si mundet dikush të ndërmarrë një reform të thellë të doktrinës aktuale? Hirsi Ali propozon pesë rekomandime ndaj besimit.

Së pari, braktisja e një leximtë të fjalëpërfjalshëm të Kur’anit, së bashku me besimin me statusin e pagabueshmërisë së Muhamedit; së dyti, riorientimin e Islamit në drejtim të jetës në këtë botë se sa shqetësimin për jetën në botën e përtejshme; së treti zevendësimin e Sheriatit me një ligj laik; së katërti dhënien fund të “totalitarizmit të vatrës familjare”, d.m.th kontrollit social të shtëpisë dhe komunitetit; dhe në fund hedhjen poshtë të konceptit të xhihadit, apo luftës së shenjtë.

Hirsi Ali, i kushton një kapitull secilit prej këtyre rekomandimeve, duke u bazuar shpesh tek historia e saj personale, që e nxiti atë të angazhohet prej kohësh (duke pasur parasysh përmbajtjen e librave të saj të mëparshëm) në leximeve të shumta. Në mesin e shumë çështjeve, sigurisht është edhe problemi se si duhet të aktualizohen këto reforma, pa shkaktuar konvulsione masive sociale dhe politike në mbarë botën.

Dhe nëse Islami është kaq jofleksibël siç argumenton Hirsi Ali, kush mund të bëjë thirrje për një reformim paraprak të besimit dhe kryesisht të teksteve? Në një deklaratë që do duket sikur godet pretendimin e saj, se shkaku i telasheve në botën myslimane shtrihet në librat e shenjtë, Hirsi Ali vë në dukje se:Unë besoj se një reformë nuk është thjesht diçka e pashmangshme; ajo po ndodh… Kujtojmë 3 faktorë që qenë vendimtare për suksesin e Reformimit Protestant: ndryshimi teknologjik, urbanizimi, dhe interesat e një numri të madh shtetesh evropiane në mbështetje të sfidës që Luteri i bëri statuskuosë. Të treja këto elementë janë sot të pranishëm në botën muslimane. Vini re se këto janë forca socio-ekonomike, dhe jo doktrinore.

Dikush mund të pyesë, nëse ndoshta Hirsi Ali mund të ketë forcuar qasjen e saj ndaj zbutjes së forcat më të dëmshem në Islam, duke u ndikuar në mënyrë më të fuqishme nga fryma e Xhon Lokut sesa Luterit? Dhe ndonëse ajo përqendrohet – shkurtimisht – tek kuptimi i Lokut mbi të drejtën natyrore dhe tolerancën fetare, si çelësat e suksesit të Perëndimit, duket më e mundshme që skema e Lokut për një republikë komerciale, të jetë më e dobishme në ndihmën ndaj Myslimanëve të Mekes për të çliruar veten nga më shumë forma kristalore të fesë së tyre.

Sikurse e përmbledh Hirsi Ali:Ndërsa problemet e Islamit janë realisht të thella dhe strukturore, myslimanë janë si gjithë të tjerët në një aspekt të rëndësishëm:shumica e tyre duan një jetë më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre. Dhe gjithnjë e më shumë ata kanë arsye të forta për të dyshuar, nëse myslimanët e Medinës mund të shpërndajnë një mesazh të tillë.

Theksova në fillim se libri “Heretik” është ambicioz dhe provokues. Por në fund unë mund të shtoj, se libri është intelektualisht iluminues duke patur parasysh misionin e tij për reformimin e doktrinës islame. Për të përballuar sfidat e paraqitura nga interpretimet e një libri që pretendohet të jetë shpallur nga Zoti, ato që mund të bindin shumicën myslimanëve të Mekës (mungon liberalizimi i ngadaltë të tregjeve dhe zakoneve), janë kundërargumente interpretuese  të përforcuara nga prova kuranore.

Në shtojcën e saj të titulluar “Disidentët dhe reformatorët myslimanë”, shfaqet një listë e saktë e klerikëve disidentë, së bashku me të dhënat e tyre të shkurtra biografike dhe projektet aktuale të reformës.  Kjo pjesë, që përfshin vetëm 4 faqe, përmban elementë të atij që mund të ishte fare mirë subjekt i një libri shumë interesant:harta gjendjen aktuale e reformës doktrinare/tekstuale në botën islame.

Sido që të jetë, Hirsi Ali thotë:”Ndjej se një Reformacion Mysliman, nuk do të vijë nga brenda radhëve të klerit islam”. Shumë mirë, por nëse “argumenti” qëndror në këtë libër, është se doktrinat fetare kanë rëndësi dhe duhen reformuar, çështja se nga cili cep i botës dhe si do të vijnë këto reforma, do të kërkojë të paktën shkruarjen e një libri tjetër. /Në shqip nga www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button