Shkence

Ku mbaron hapësira e jashtme?

Screen Shot 2016-06-28 at 11.38.53Në vitin 2014, NASA njoftoi se astrofizikantët nuk e kanë ende idenë nëse hapësira ka apo jo një fund. Agjencia qeveritare amerikane e hapësirës, raportoi se ndonëse ekziston një kufi i caktuar për sasinë e hapësirës së dukshme nga toka, kjo i detyrohet faktit se drita përtej 15- 20 miliardë vite dritë larg nga toka, nuk ka mbërritur ende në planetin tonë.

“Neë Scientist” e trajton këtë çështje duke shpjeguar se edhe pse pafundësia është matematikisht konceptuale, një univers i pafundëm s’do të thotë automatikisht një hapësirë e pafundme. Faqja e njohur e internetit shpjegon se ngjashëm, dikush mundet teknikisht të largohet përgjithmonë nga toka, dhe do të ketë ende hapësirë të fundme në të cilën ai do të udhëtojë.

Uebsajti “From Quarks to Quasars”, shpjegon se për shkak të teorisë së relativitetit special dhe inflacionit kozmik, universi duhet të jetë së paku në mënyrë të konsiderueshme më i madh se sa universi i njohur. Faqja e internetit shpjegon teorinë popullore se gjithësia është vazhdimisht në zgjerim, kështu që s’mund të ketë një fund të përcaktuar saktë për hapësirën e jashtme.

Për qëllime praktike, kufiri i universit të njohur mund të konsiderohet i tillë, përderisa është aktualisht është e pamundur të shihet ndonjë gjë më shumë se 20 miliardë vite dritë larg, por teoritë, nga ajo e fijeve dhe rrjedhës së errët, spekulojnë mbi hapësirën e pafundme që mund të ekzistojë edhe përtej barrierës së dritës. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button