Bota

“Kubë, si je?”

 

Screen Shot 2016-03-21 at 10.09.30

Air Force One i Barak Obamës ulet në orën 16.21, me orën e Havanës, por edhe me orën e Historisë. Qielli është i mbuluar me re, bie shi i imët. Presidenti i Shteteve të Bashkuara shfaqet me një çadër, e hap për të futur brenda edhe të shoqen, Michelle. Së bashku zbresin shkallët e avionit. Michelle kërkon dorën e presidentit, por Obama është shumë i zonë me mbrojtësen prej shiut. Eshtë mesazhi i parë drejtuar popullit të Kubës: njeriu më i pushtetshëm i botës e mban vetë çadrën dhe gjithmonë duke buzëqeshur. Në pistën e aeroportit “Jose Marti” e pret ministri i Jashtëm, Bruno Rodriguez.

Fillon kështu udhëtimi diplomatik aq shumë i kërkuar nga Obama, për të eleminuar fragmentin e fundit të Luftës së Ftohtë me Kubën, e cila nisi këtu në vitin 1959. Pas muajsh të tërë diskutimesh me republikanët në Kongresin e SHBA, të cilët ishin kundër hapjes, erdhi momenti i të vërtetës së madhe: çfarë mendon populli kuban për Obamën? Programi i vizitës, edhe ky frut i një diskutimi shumë të imtësishëm, alternon takime politike dhe momente kontaktesh me turmat.

Sigurisht, nuk është rastësi që Obama ka dashur të shoqërohet nga Michelle, nga bijat maria e Sasha dhe nga vjehërra e tij. Si të thuash: nuk kam ardhur këtu vetëm për punë. E shohim këtë gjë që gjatë natës…

[real3dflipbook id=”1026″]

Leave a Reply

Back to top button