Psikologji

Kujdes nga këta 4 lloje mikesh, që janë “toksike”

  1. Mbytësja

Nuk është keq të kesh mike që kujdesen për shoqet. Eshtë e rëndësishme të kesh një shoqe që të merr në telefon të pyesë, të sigurohet që je mirë, të të vizitojë kur je sëmurë. Por ky instikt prej mamaje ndonjëherë bëhet i dëmshëm për marrëdhëniet. Këto tipa ndjejnë nevojën të kontrollojnë fjalët dhe sjelljen tuaj. Ju japin këshilla pa i pyetur, shpesh pr gjëra ku s’kanë shumë përvojë. Ose përpiqen të ndërfusin eksperiencat e tyre në situatën tuaj. Këto lloj shoqesh ju thonë çfarë të bëni e çfarë të mos bëni. Do ju thonë dhe kur të heshtni e kur të flisni. Ju kritikojnë gjithë kohës ndërkohë që këmbëngulin se po tregohen altruiste. Shkurt, ju trajtojnë si fëmijë që ka nevojë për udhërrëfim prej tyre. Kur ju vjen në majë të hundës, kjo lloj marrëdhënie shpërbëhet vetë.

2. Dramatikja

Eshtë gjë e bukur të kesh një shoqe e cila ka përherë histori interesante për të ndarë dhe të mbajë të argëtuara shoqet. Por kur dëfrimi shndërrohet në dramë, dhe eksitimi bëhet i rrezikshëm, kjo gëj e shpie miqësinë në territore të parrahura. Nuk është më interesante kur shoqja ndan histori që ju trishtojnë apo edhe frikësojnë. Nuk do të donit të kishit frikë ta takonit, duke e ditur se do ju fusë në historitë e telasheve të veta. Sado e interesuar të duket për të dalë nga situatat e saj të këqia, ajo gjithmonë e gjen veten në futur në një telash. Dhe nuk ndërmerr hapat e nevojshëm për të dalë nga situata.

3. “Goca e keqe”

Një tjetër lloj shoqeje “ngazëllyese” do ju shfaqet në vitet e hershme. Me siguri në adoleshencë dhe vitet njëzetë keni patur disa “goca të këqia” si shoqe. Ato vdesin për festa, të rrijnë vonë netëve dhe u pëlqejnë edhe “çunat e këqinj”. Këto lloj shoqesh mund të fusin ju dhe grupin tuaj në telashe. Ka një dallim mes të qënit në gjendje t’i bësh ballë ngacmimit, dhe ta kërkosh vetë sherrin. Bëjeni vetë dallimin.

4. “Motra e vogël”

Kjo lloj shoqeje është e kundërta. Mund t’ju bëjë të ndjeheni e vlerësuar dhe e rënësishme. Por gjërat mund të shkojnë shumë larg kur keni një shoqe që nuk zgjidh dot hallet e veta. Bëhet e mërzitshme dhe ju tërheq në vorbullën e saj. Shpesh herë i duhet t’ju kërkojë borxh një gjë dhe të mso e kthejë. Gjithmonë ka nevojë për këshilla edhe për vogëlsira, edhe për marrëdhënie bazike me miqtë dhe familjen e saj.

Ajo nuk para mëson sepse mbështetet përherë tek të tjerët. I bëhet shumë vonë për atë që mendojnë të tjerët, por kjo ështëpër të ardhur keq. Ju do donit që të rritejd he të merrte jetën e vet në dorë, sepse jua sjell në majë të hundës. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button