Analiza

Kujdes nga virusi xhihadist në Bosnje

Screen Shot 2015-04-04 at 10.20.34

Nga Roberto Colella

Bosnja ishte vendi i parë ballkanik, që përjetoi një depërtim të fortë islamik për shkak të luftës së nisur në vitin 1992 me Serbinë, si dhe nevojave të myslimanëve të Bosnjës për financime dhe armë. Përfshirja në këtë luftë

e luftëtarëve të fondamentalizmit islamik, ka mundësuar rrënjosjen e tyre të fortë në shoqërinë vendase. Në Bosnje, kanë operuar kryesisht dy grupe paramilitarësh, iranianët dhe të ashtuquajturit “afganë”. Këta të fundit

u quajtën kështu për shkak se ishin pjesë e atyre myslimanëve – algjerianët, egjiptianët, tunizianët, irakianët, jemenasit, libianët, jordanezët dhe arabët e  tjerë – të cilët përbënin grupin prej rreth 10 mijë burrash besnikë ndaj ish-kreut të Al-Kaedës, Osama bin Laden. Gjatë luftës në Bosnjë, mijëra prej tyre u zhvendosën nëpër Ballkan, duke përdorur transportin ajror amerikan në Tuzla, para se të niseshin për në Bosnjën Qëndrore. Luftuan kryesisht kundër serbëve, por edhe kundër kroatëve, duke u dalluar për fanatizmin luftëtar për mizoritë e kryera, kundër të burgosurve civilë dhe ushtarakë, në kundërshtim të hapur me rregullat themelore të sjelljes në luftë, të përshkruara nga Kurani. Ai që futi virusin xhihadist në Bosnjë ishte predikuesi dhe rekrutuesi i Al Kaedës, Kamel bin Ali alias Abu Hamza. Prej atëhere, Bosnja është shndërruar në pararojën e vërtetë të terrorizmit islamik në Ballkan:lëvizjet e terroristëve dhe luftëtarëve, vullnetarë apo mercenarë, drejt luftërave ballkanike dhe jo vetëm, e kanë origjinën kryesisht nga ose përmes territorit të Bosnjës. Lidhjet e fondamentalistëve me popullatën lokale janë të ngushta edhe për shkak të marrëdhënieve tregtare, ligjore dhe joligjore, si dhe nga veprimtaria e disa fondacioneve, që ofrojnë mbështetin financiarisht familjet e varfra dhe sigurojnë pensione për vejushat e luftëtarëve myslimano-boshnjakë. Çdo ish-luftëtar, është potencialisht një terrorist i gatshëm, për të sjellë aksionet e tyre në zemër të Evropës. Në mesin e shumë fondamentalistëve të huaj islamikë, që pupullojnë rajonin, janë edhe të ashtuquajturit “të fjetur”, të angazhuar në aktivitete të ndryshme, por edhe të gatshëm të rrëmbejnë armët. Edhe civilët, janë shpesh të përfshirë. Shumë OJQ islamike, nën mbulesën e rreme të organizatave humanitare, mund të fshehin interesa të tjera, sikurse ka ndodhur tashmë në Kosovë. Por ka edhe më. Struktura islamike, tek e cila bazohet ekzistenca e tyre, nuk varet më nga Al-Kaeda, por nga një strukturë e sapokrijuar dhe e  pavarur, një lloj organizate guerrilase për xhihad, dhe që ka konotacione më të vendosura evropiane, dhe me gjitha programet për t’u dëshifruar./“Huffingtonpost.it”/

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button