Enciklopedike

Kumari Devi, perëndesha që “huazon” trupin e vogëlusheve

Screen Shot 2015-06-10 at 12.19.01 PM

Kumari Devi, vogëlushja nepaleze e cila njihet dhe adhurohet si perëndeshja Hindu Durga, nuk është përgjithmonë perëndeshë – vetëm deri kur arrin moshën e pubertetit. Vetëm një vajzë mund ta mbajë këtë titull. Shumë prej tyre janë thjeshtë fëmijë kur përzgjidhen, dhe kur arrijnë moshën e pubertetit, statusi i tyre transferohet tek dikush tjetër. Ekzistojnë disa teori për mënyrën si nisën mishërimet e Durgas tek njerëzit e vdekshëm. Sipas njërit prej versioneve, perëndesha viziton një mbret dhe zemërohet kur mbreti bën disa komente disi të papërshtatshëm kundrejt saj.

Ajo i thotë të gjejë një fëmijë nga një kastë e caktuar, nga përpunuesit e floririt dhe argjendit, ku ajo të gjejë vend brenda fëmijës, dhe të adhurohet. Eshtë një histori me shumë impakt, dhe deri në shpërbërjen e monarkisë së Nepalit, edhe mbreti e adhuronte. Sot, të njëjtën gjë bën presidenti. Shumë gjëra që ndodhin në jetën e një vajze, ndërkohë që ajo është perëndesha Kumari, është një sekret. Ajo nuk del pothuajse asnjëherë nga shtëpia, dhe kur e bën, këmbët e saj nuk duhet të prekin tokën. Fytyrën e ka gjithmonë të lyer, vishet në mënyrë të përsosur, dhe vajzat që përzgjidhen kalojnë teste rigorozë, për të provuar se shpirti i perëndeshës është brenda tyre. 

Sipas legjendës, vajza duhet të ketë 32 karakteristika. Këto përfshijnë “qerpikë si të lopës” dhe një lëkurë pa asnjë shenjë. Ato që përzgjidihen kalojnë një moment fillese dhe prej tyre pritet që të silen si do të sillej një perëndeshë.

Ka shumë histori për atë që ndodh në procesin e fillesës, përfshirë ato që flasin për vajza të cilat duhet të presin koka kafshësh, ndërkohë që burra me maska i tmerrojnë, por ajo që ndodh në të vërtetë nuk dihet, sepse është një sekret i ruajtur shumë mirë. Kjo fshehtësi është një prej arsyeve përse vajzat transferojnë shpirtin e perëndeshës kur arrijnë pubertetin. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button