Analiza

Kundërshtarët agresivë po e rishikojnë hartën botërore, nën kundrimin e SHBA

Screen Shot 2015-06-20 at 19.01.34

Nga Viktor Davis Hanson

Adolf Hitleri e filloi Luftën e Dytë Botërore, duke sulmuar Poloninë në 1 shtator 1939. Gjermania naziste, veproi vetëm pasi ai kishte rimilitarizuar tashmë vendin, aneksuar Austrinë dhe copëtuar Çekosllovakinë.

Para shpërthimit të luftës, Rajhu i Tretë i Hitlerit, kishte krijuar kombin më të madh gjermanisht-folës në historinë evropiane. Përpara sulmit në Pearl Harbor, qeveria perandorake japoneze, kishte ribërë hartën e Azisë dhe Paqësorit.

Japonia kishte pushtuar apo aneksuar Indokinën, Korenë, Mançurinë dhe Tajvanin, përveç hapësirave të Kinës bregdetare. Sulmet mbi Hauai, Filipine, Hong Kong, Malajzi dhe Indonezi në vitin 1941 ishin thjesht një vijimësi logjike, pas më shumë se një dekade të agresionit japonez.

BKT

Italia fashiste, nga shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore në Evropë, kishte ribërë tashmë hartën e rajonit të Mesdheut, sipas shëmbëlltyrës së Romës së lashtë. Njeriu i fortë, Benito Musolini, e kishte aneksuar atë që është tani Etiopia, Shqipërinë, dhe pjesën më të madhe të Libisë. Ai u premtoi italianëve. se Mesdheu do të jetë së shpejti Mare Nostrum “deti ynë”.

Të gjitha këto hegjemoni patën lindur, pa shkaktuar një luftë botërore. Sikur Hitleri, Musolini, dhe japonezët, të ishin të kënaqur me atë çka kishibn arritur dhe konsolidonin fitoret e tyre, nuk kishte prova se demokracitë e lodhura perëndimore do t’i kishin ndaluar ato ndonjëherë. Bota e sotme, ka filluar t’i ngjajë asaj të viteve ‘30, dhe duket se harta botërore duhet sërish të rishkruhet.

Shteti Islamik planifikon të pushtojë Bagdadin, për ta bërë atë kryeqytetin e Kalifatit radikal sunit, nga ajo që ka mbetur prej Sirisë dhe Irakut. Armiku i tij, Irani teokratik, po forcon perandorinë e vet shiite. Nëpërmjet të përkrahurve prej tij, Irani tashmë kontrollon de fakto, pjesë të mëdha të Irakut, Libanit, Sirisë dhe Jemenit.

Kur Teherani të ndërtojë bombën bërthamore, ai do t’u bëjë thirrje pakicave shiite, për të rrëzuar monarkitë sunite në vendet e pasurave dhe eskportuese të naftës në Gjirin Persik. Presidenti rus Vladimir Putin, mendon se mund të rikrijojë perandorinë e carëve, që më vonë mori emrin e Bashkimit Sovjetik.

“Linja” e re diplomatike e SHBA-së, ndezi dritën jeshile për aneksimin të Krimesë dhe pushtimin e  rajoneve në Lindje të Ukrainës. Nëse Putin dëshiron të pushtojë Estoninë apo vendeve e tjera balltike, NATO ndoshta nuk do të ndalë atë.

Një Evropë Lindore e tmerruar, e cila jo shumë kohë më parë ishte pjesë e Paktit të vjetër sovjetik të Varshavës, tashmë po bën lëshimet e nevojshme politike, me shpresën se i paparashikueshmi Putin do t’a lërë atë rehat.

Kina e ka rritur ndjeshëm forcën e saj strategjike, ajrore dhe detare– duke i rikujtuar fqinjëve të saj nga Koreja e Jugut në Australi, ndikimin e saj të ri ushtarak. Pekin,i ka nxitur kohët e fundit mosmarrëveshjet e ndryshme territoriale me Japoninë, Malajzinë, Filipinet, Tajvanin dhe Vietnamin.

Si një mënyrë të zgjuar, për të kontrolluar linjat kyçe detare dhe zonat e pasura me naftë në Detin e Kinës Jugore, kinezët kanë zgjedhur të ndërtojnë baza të reja ushtarake, duke i kthyer shkëmbinjtë koralë nënujorë, në ishujt të vegjël rëre. Është ky viti 1939 apo 2015?

Edhe para Luftës së Dytë Botërore, Britania e Madhe dhe Franca, e lejuan Hitlerin, Musolinin dhe japonezët të merrnin atë çfarë dëshiruan. Demokracitë e Evropës Perëndimore, ishin të tmerruara nga perspektiva e luftës, pasi gjendeshin të zhytura në krizë të thellë ekonomike.

Ato kishin prej një kohë të gjatë, perandoritë e tyre për të cilat shqetësoheshin. Shtetet e Bashkuara – duke luftuar me Depresionin e Madh, polemizuar mbi New Deal, grindur mbi ndërhyrjen paraprake në Luftën e Parë Botërore dhe dështimin për të garantuar stabilitetin evropian – gjithashtu heshtën.

Sa shumë pak kanë ndryshuar gjërat pas 75 vjetësh! Evropa Perëndimore, është e tmerruar nga Putini, dhe gjendet më së shumti e çarmatosur. Bashkimi Evropian, është i mbytur në borxhe. Ndërkohë, Japonia po riarmatoset dhe po rrëket më kot të krijojë një front të përbashkët anti-kinez me Filipinet, Tajvanin dhe Korenë e Jugut.

Ashtu si në vitet ‘30, një SHBA izolacioniste është sërish duke e parë nga stoli dizenjimin e hartës së re botërore. Presidenti Obama pranoi se amerikanët janë të lodhur nga Lindja e Mesme, dhe duan të lihen rehat.

Afganistani është një moçal. Iraku u shemb, pasi administrata tërhoqi nga vendi të gjitha trupat amerikane. Bombardimi i Libisë, u dëshmua të ishte një fatkeqësi. Në vitin 1945, pasi 60 milionë njerëz ishin shfarosur në Luftën e Dytë Botërore, demokracitë perëndimore e fajësuan veten pse e toleruan dhe për pasojë fuqizuan perandoritë fashiste.

Ajo gjeneratë e trishtë, por e mençur na la trashëgimi dy leksione:së pari që sakrificat e vogla tani, mund të shmangin katastrofat e mundshmë më vonë, dhe e dyta që regjimet diktatoriale të rradhës nuk largohen vullnetarisht apo duke luajtur me to një lloj pokeri gjeostrategjik.

Nëse trajektoret e deritanishme të ngjarjeve vazhdojnë, një Lindje e Mesme e rikonfiguruar, do të dominohet nga perandoritë islamike radikale – Kalifati i Shtetit Islamik dhe një Perandori e re Persiane. Kina do të kontrollojë pjesën dërrmuese të Paqësorit, së bashku me tregtinë dhe politikën në perëndim të Hauait dhe në jug e në lindje të Indisë.

Shtetet kliente të një perandorie të re ruse, do jenë në kufi me Evropën Qendrore, dhe do të vendosin vendet e këtij rajoni nën një presion të vazhdueshëm për të braktisur BE, NATO, ose të dyja bashkë.  Si përfundon e gjitha kjo? Përmes një nga dy rrugëve.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj mund të rizgjohen, dhe gradualisht të rivendosin sprapsjen e agresorëve, restaurojnë rendin e vjetër ndërkombëtar të pasluftës, pa patur një luftë globale. Ose Uashingtoni nuk do e vërë ujin në zjarr- të paktën deri kur ky brez i ri diktatorësh, të na ngacmojë deri tek pragu i shtëpisë sonë.

Shënim:Victor Davis Hanson është historian në Institutin Hoover dhe Universitetin Stenford.

Burimi: “National Riview”

Në shqip nga: Bota.al

Leave a Reply

Back to top button