Your Life

“Kur humbet mamanë…”. Të gjithë duhet ta lexojnë këtë shkrim prekës…

“Kur humbet mamanë, nuk do të gjesh asnjë person tjetër që të shqetësohet për ty, në të njëjtën mënyrë siç shqetësohej ajo. Kur e humbet mamanë, bota jote ndryshon. Do të zgjohesh një mëngjes me dhimbje fyti, do të mundohesh t’ia thuash dikujt, por askush nuk do të merakoset për ty. Nëse nuk do të pish një ibuprofen, apo nuk do të vendosësh një shall, dhimbja nuk do të kalojë. Ama për këto duhet të mendohesh vetë. Edhe më parë vetë mund të mendoheshe, por mamanë e kishe aty për të pyetur vazhdimisht, nëse dhimbja e fytit të kishte kaluar. Askujt tjetër nuk do t’i interesojë nëse të ka kaluar dhimbja, sepse për ta është thjesht dhimbje fyti.

Do të zgjohesh një mëngjes nervoz, me një mungesë dëshirë për t’u marrë me të tjerët. Ama kur dikujt do i përgjigjesh keq, do të duhet edhe t’i kërkosh falje, sepse kështu funksionon. Kurse mamasë tënde jo, ajo do të thoshte se të kuptonte edhe për karakterin tënd të fortë. Të tjerët nuk të kuptojnë.

Do të udhëtosh me avion dhe gjithmonë, sapo të zbresësh në tokë, do të mendosh ta telefonosh për t’i thënë, sepse një nënë që e di se djali i saj është në avion, pret që ai të zbresë për të marrë frymë përsëri normalisht.

Kur diplomohesh, martohesh apo bëhesh prind, mund të ndjesh vetëm gjysmën e lumturisë, nëse nuk e ke pranë nënën tënde për ta ndarë një lajm të tillë. Do të ndihesh çuditshëm kur të ulesh në tavolinën e Krishtlindjes dhe askush të mos shohë në pjatën tënde, nëse je duke ngrënë apo jo.

Me këto fjalë nuk dua të nënkuptoj se nuk do të dojë askush, apo se do të jesh një person i vetmuar. Absolutisht jo. Dua të them se askush nuk do të dojë aq sa do veten, apo më shumë nga veten, se sa nëna jote. Nëse e ke pranë, pyete për shumë gjëra nga fëmijëria jote, pasi askush nuk mund të tregojë më tepër nga sa di ajo.

Do ta ndjesh pranë në momentet më të vështira, do ta dëgjosh zërin e saj përgjatë përditshmërisë ndërsa të shpjegon se si ta bësh diçka, por mbi të gjitha, do ta ndjesh pranë kur të ndihesh keq dhe ajo të jetë mbështetja jote”. – Miriam Messina

Back to top button