Motivuese

Kur injoranca maskohet si dituri dhe të paaftët bëjnë si të zgjuar

Superioriteti është një koncept iluzor, ne jemi të gjithë së bashku në udhëtimin e jetës dhe, pavarësisht nga niveli i arsimimit, pagës ose stërvitjes, ju mund të mësoni gjithmonë nga kushdo, madje edhe nga ata që i gjykojmë si “inferiorë”.

Padituria njerëzore është objekt studimi i eseve të të gjitha gjeneratave:

Nga Sokrati tek Darvini, shumë studime janë kryer për të përcaktuar se çfarë zgjon sjellje superiore tek njerëzit, e cila pothuajse gjithmonë rrjedh nga një ndjenjë e madhe e mungesës së brendshme.

Një nga teoritë më të pranuara në këtë temë njihet si efekti Dunning-Kruger. Përgatitur nga psikologët David Dunning dhe Justin Kruger nga Universiteti Cornell, efekti Dunning-Kruger flet për një çrregullim konjitiv, në të cilin njerëzit që janë injorantë në një temë të caktuar besojnë se ata dijnë më shumë sesa ata që kanë studiuar dhe kanë eksperiencë, pa i. pranuar injorancën dhe dështimet e tyre.

Këta njerëz jetojnë në një gjendje superioriteti iluzor, duke besuar se janë shumë të mençur, por në realitet ata janë shumë prapa njerëzve përreth tyre.

Si thotë artikulli i Dunning dhe Kruger i botuar në 1999: “Të paaftët shpesh janë të bekuar me një besim të pavend, të mbrojtur nga diçka që atyre u duket si dituri”.

Njerëzit me këtë sindromë besojnë se aftësitë e tyre janë shumë më të larta se mesatarja edhe kur ata nuk e kuptojnë qartë se për çka po flasin. Ata nuk kanë përulësinë të njohin nevojën e tyre për përmirësim. Ata gjithashtu nuk e njohin potencialin e njerëzve rreth tyre, egoizmi i tyre i pengon.

Ju ndoshta e njihni një person të tillë, të bllokuar në injorancën e vet, që nuk bën pjesën e tij për t’u përmirësuar dhe që beson se është mbi të mirën dhe të keqen dhe që ka të drejtë të gjykojë gjithë të tjerët.

Këta njerëz, të cilët nuk dinë asgjë për temën, sillen sikur të ishin mjeshtra dhe përpiqen të përmbysnin argumentet e planifikuara mirë të studiuesve dhe ekspertëve.

Për t’u zhvilluar si njerëz dhe shoqëri, ne duhet të angazhohemi në një dialog të shëndetshëm në të cilin të dyja palët kanë njësoj të drejtë, për të shprehur mendimet e tyre dhe për t’u dëgjuar. Të mësuarit nga njëri-tjetri është një aftësi shumë e rëndësishme, e cila duhet të inkurajohet, në fund të fundit, ne nuk bëjmë asgjë të vetëm në këtë botë. Ne gjithmonë mund të përdorim përvojën e dikujt për të lehtësuar jetën tonë.

Njerëzit po bëhen më të bindur dhe më pak të disponueshëm për t’u rritur në mënyrë kolektive. Ne besojmë se një diplomë na bën të pamposhtur, të pagabueshëm. Kjo është shumë larg nga e vërteta, dhe vetëm kur mësojmë të njohim kufijtë tanë dhe të shoqërohemi me njerëz që mund të na ofrojnë atë që na mungon, mund të evoluojmë me të vërtetë.

Superioriteti është një koncept iluzor, ne jemi të gjithë së bashku në udhëtimin e jetës dhe pavarësisht nga niveli i arsimimit, pagës apo stërvitjes, gjithnjë mund të mësojmë nga çdokush, madje edhe nga ata që i gjykojmë si “inferiorë”.

Ne duhet të punojmë për të kontrolluar ndjenjën e superioritetit brenda vetes dhe të hapemi për të gjitha mundësitë e rritjes që lindin kur jemi të përulur.

/ një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button