Horizonti.al

Kur njerëzit pinin Radiumin, eliksirin e … jetëshkurtësisë

screen-shot-2016-11-24-at-15-39-20

Eben M. Byers ishte një njeri i fuqishëm, pronar i një shkritoreje dhe sportist i shkëlqyer. Me fizik atleti, flokë brilantinë dhe buzëqeshje verbuese, ishte personifikimi i manjatit që, në vitet njëzetë, kishte arritur në nivelet e lartë të shoqërisë njujorkeze. Por në 1931, Byers nisi të humbasë peshë: nuk mbahej në këmbë, kishte dhimbje ngado, mbi të gjitha në nofulla, dhe dhëmbët nisën t’i binin.

Kur ishte vetëm 50 vjec u transformua në një plak jo të mbajtur. Megjithatë, prej vitesh ai pinte përditë dy apo tre shishka shumë të kushtueshme Radithor, një eliksir i jashtëzakonshëm me bazë radiumi. Në 31 mars 1932, Byers vdiq, me sistemin kockor të shkatërruar. Dhe Agjencia e Ushqimit dhe Ilaceve vërtetoi se Byers kishte vdekur i helmuar nga radiumi.

Deri atëherë, ishte menduar e radiumi, i zbuluar vite më herët nga Mari dhe Piere Curie, ishte i padëmshëm. Por pas asaj që i ndodhi Byersit si dhe rasteve të shumtë të helmimit mes punonjësve të fabrikave ku përdorej, u kuptua se substanca, radioaktive, zëvendëson kalciumin në kocka dhe shkakton kancerin. Kështu kurat me bazë radiumi u shpallën të jashtëligjshme. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button