Shkence

Kur qentë kanë më shumë saktësi në diagnostikim se sa doktorët…

Screen Shot 2015-04-14 at 11.02.50

Aftësia e dy pastorëve gjermanë për të identifikuar formën më të përhapur të kancerit tek meshkujt britanikë ka rindezur shpresat e gjetjes së një metode për zbatim të përgjithshëm.

Screen Shot 2015-04-14 at 10.16.29Claire Guest, bashkëthemeluese e organizatës britanike bamirëse Qentë për Zbulimet Mjekësore u shpreh se kërkimet e kësaj organizatë kanë arritur një saktësi prej 93% në zbulimet e kancerit të prostatës dhe aparatit urinar. Shpresat se miku më i mire i njeriut mund t’i ndihmojë mjekët të zbulojnë kancerin e prostatës janë rritur ndjeshëm si pasojë e një kërkimi që tregon se pastorët gjermanë të trajnuar, mund të nuhasin me një saktësi mahnitëse kimikatet e lidhura me sëmundjen, me anë të provëzave me urine.Përqindja e saktësisë, e raportuar nga një grup ekspertësh italianë tek Revista e Urologjisë , bazohet në studimin e fundit të një vargu të gjatë studimesh të shtrira ndër vite dhe rrit gjasat e ndihmesës që nuhatja e qenëve u jep mjekëve në identifikimin e disa tipe të kancereve tek njeriu dhe sëmundjeve infektive.

Dy qentë femër nuhatën provëza urine të 900 burrave, 360 me kancer në prostatë dhe 540 të pa sëmurë. Të dyja kafshët ishin të sakta në identifikimin e mbi 90% të rasteve. Autorët e studimit, nga Klinika dhe Qendra Kërkimore Humanitas në Milano dhe institute të tjera, pohuan se ka ende shumë për të bërë për të vendosur se sa realisht të vlefshëm janë aftësitë e qenëve në zbulimin e përditshëm të shenjave të kancerit në prostate.

Kanceri në prostatë është tipi më i përhapur i kësaj sëmundjeje tek meshkujt britanikë me 40,000 raste të reja të raportuara çdo vit.

Pyetjet e mbetura pa përgjigje përfshinin edhe se çfarë ishte ajo që qentë nuhasnin ekzaktësisht dhe nëse kjo ishte një aroma e veçantë apo një përzierje kimike.

Për momentin, kanceri i prostates diagnoztikohet me anë të një testi gjaku të njohur si P.S.A. (antigeni specifik prostatik), nëpërmjet ekzaminimit fizik dhe biopsisë. Testi PSA jo gjithmonë ofrohet pasi nuk shihet si ekzaminim shumë i besueshëm.

Përfundimet e italianëve u mirëpritën nga fondacioni bamirës Qentë për Zbulimet Mjekësore me qendër në kontenë e Bukinghamit. Bashkëthemeluesja e këtij fondacioni Claire Guest u shpreh se kërkimi tregon një shkallë saktësie të qenëve prej 93%. Ajo u shpreh se përfundimet e këtij studimi ishin thjesht “të mahnitshme”.

Ajo shtoi se: “Ata na dhanë edhe më shumë prova se qentë kanë aftësinë të zbulojnë kancerin tek njerëzit. Ajo çfarë është dhe më emocionuese është fakti se shkallën më të lartë të suksesit e kemi tek zbulimi i kancerit të prostatës, për të cilin testet ekzistuese janë mjerisht të pamjaftueshme.

“Gjatë viteve, miliona paund nga Shërbimi Kombëtar Shëndetësor janë hedhur në metodat tradicionale të testimeve dhe prapë ka patur shumë pak përmirësime përsa i përket besueshmërisë së tyre.”

Kjo ka shkaktuar “një shpërdorim të madh të burimeve”, u shpreh Guest, për të mos përmendur shqetësimin e individëve.

“Qentë zbulues paraqesin një zgjidhje alternative që lëvron vazhdimisht rezultate të sakta. Nëse qentë tanë do të ishin makineri, kërkesa për ta do të ishte tmerrësisht e madhe.”/Guardian/Bota.al

Screen Shot 2015-04-14 at 10.23.19

Leave a Reply

Back to top button