Thenie

Kur Robin Williams na thoshte me zë të lartë “Bëjeni jetën tuaj spektakolare!”

Ai ka qenë dhe vazhdon të mbetet një nga aktorët më të mëdhenj të komedisë botërore. Ndarja nga jeta e Robin Williams ishte e dhimbshme për këdo që kishte parë të paktën një film të tij. Ndërkohë, në këtë material ne duam t’ju sjellim në vëmendje një nga fjalimet më të bukura të tij, në të cilin aktori na fton të jetojmë çdo moment, duke e bërë jetën tonë sa më të bukur. Fjalët e tij ishin:

“Ne të gjithë arrijmë në një pikë të jetës, në të cilin e gjejmë veten duke u përpjekur të mbajmë mend kohët e bukura dhe duke u përpjekur të harrojmë kohët e trishta. E gjejmë veten duke menduar për të ardhmen. Shqetësohemi, teksa mendojmë se çfarë do të bëjmë, ku do të jemi pas 10 vitesh, a do t’ia dalim dot apo jo, por unë të them ty : “Hej, më shiko mua! Të lutem, mos u shqetëso kaq shumë, sepse në fund, asnjë nga ne nuk e ka të gjatë jetesën në këtë botë. Jeta fluturon dhe nëse ndonjëherë je i/e stresuar, nguli sytë në qiellin e një nate vere dhe kur ndonjë yll të bjerë duke u shuar, shprehe një dëshirë. Më mendo mua. Bëje jetën tënde spektakolare, sepse unë e di që e bëra jetën time të tillë”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button