Ish-anëtari i Beatles, John Lennon, u qëllua për vdekje para ndërtesës Dakota në Nju Jork, ku edhe banonte, rreth orës 22:50 të datës 8 dhjetor 1980. Lennon u godit katër herë në shpinë dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku u shpall i vdekur.
Vrasësi ishte Mark Chapman, një adhurues i Beatles, i cili pretendonte se ishte i revoltuar nga ajo që e konsideronte si hipokrizi e këngëtarit. Në mëngjesin e asaj dite, Chapman kishte pritur jashtë ndërtesës së Lennon-it dhe madje i kishte kërkuar autograf, ndërsa ky po hipte në makinë. Kur Lennon u kthye në shtëpi atë mbrëmje, Chapman e priti dhe e qëlloi sapo pati mundësinë.
Fotografia tregon vendngjarjen në ndërtesën Dakota momentin e ngjarjes tragjike.