Analiza

Kurdistani dhe Kalifati

kalifatiQysh nga rënia e Mosulit, është dukur qartë se lufta në Irak nuk duhet të interpretohet si një aksion i EIIL-it, por si një ofensivë e kombinuar e xhihadistëve dhe e qeverisë lokale kurde me qëllim që të aplikojë planin amerikan e rimodelimit të vitit. Ka qenë në këtë moment pikëpamje e vetme dhe në këtë pikë dukej si kundërrrymë. Tri javë më pas, është bërë më shumë se e dukshme.

Krijimi i Kurdistanit

Me 20 qershor Izraeli ka blerë pranë qeverisë lokale kurde naftën që kishte vjedhur në Kirkuk në kundërshtim të mendimit ndërkombëtar të qeverisë federale irakene. Tranzitimi i naftës ishte lehtësuar nga EIIL-i që kontrollon naftësjellësin dhe nga Turqia e cila ka lejuar që malli të ngarkohej në një petrolierë në portin e Ceyhan.

Me 25 qershor, partitë politikë kurde në Irak vendosnin menjanë diferencat e tyre dhe formonin një qeveri unitare lokale. Deri më atëhere, ata qenë të ndarë midis dy koalicionesh, një proturk dhe proizraelian i drejtuar nga Partia Demokratike e Kurdistanit (PDK) e Barzani dhe tjetri proiranian dhe prosirian, i drejtuar nga Unioni Patriotik i Kurdistanit (UPK) i Talabani. Bashkimi midis këtyre dy fraksioneve nuk do të kishte qenë i mundur pa një marrëveshje paraprake midis Tel Avivit, Washington dhe Teheranit.

Mendi Safadi, një politikan druz që shërben si ndërlidhje midis Izraelit dhe kontrasve në Siri, i transmetonte Reuven Rivlin një letër të Partisë së Majtë Kurde të Sirisë që përshëndetej me të për zgjedhjen e tij nga ana e Knessetit dhe për t’i bërë thirrje që të mbështeste një Kurdistan të pavarur, midis Sirisë dhe Irakut.

Me 26 dhe 27 qershor, Ministri i Jashtëm britanik William Hague ka vizutuar Baghdad ed Erbil. Siç është rënë dakord, i ka bërë apel Kryeministrit Nouri al-Maliki me qëllim që të formonte një qeveri gjithpërfshirëse, duke e ditur fare mirë se ai nuk do ta bënte. Ky ushtrim stili e bëri shtypin e Londrës të qeshte, pasi këshilla e tij vinte “pak si vonë”. Më pas ka diskutuar me Massoud Barzani lidhur me pavarësinë e ardhshme të Kurdistanit. Si zakonisht, kalimi i britanikëve është një moment vendimtar.

Me 29 qershor, Kryeministri izraelian Benjamin Netanyahu ka shkelur tabùnë: ka njoftuar se Izraeli e mbështeste krijimin e një shteti të pavarur kurd me rastin e një diskutimi të mbajtur pranë Institutit për Studimet e Sigurisë Kombëtare të Universitetit të Tel Avivit. Me mature, është shmangur që të saktësojë kufijtë që mund të evoluojnë gjithmonë me kalimin e kohës.

Me 3 korrik, Presidenti i qeverisë lokale të Kurdistanit, Massoud Barzani, i ka bërë apel parlamentit të tij me qëllim që të caktonte një referendum për vetëvendosjen. Jo rastësisht, Shtëpia e Bardhë i është përgjigjur duke e ritheksuar publikisht mbështetjen e saj në favor të «një Iraku, demokratik, pluralist dhe të bashkuar», ndërsa Zëvendëspresidenti Joe Biden priste privatisht shefin e kabinetit të Barzani, Fouad Hussein, për të precizuar referendumin.

Nuk duket se PDK-ja (mazhoritare në Irak, por minoritare në Siri) është në gjendje të organizojë referendumin njëkohësisht në të dyja vendet. Washington do të duhet të kënaqet kështu me një Kurdistan të shkëputur nga Iraku aktual, duke i shtyrë për një herë tjetër ndarjet territorial të Sirisë dhe të Turqisë. Në periudhën aktuale, shumëfishon mesazhet çtensionuese në drejtim të Damaskut (me të cilin flet sërish) dhe në drejtim të Ankarasë, por që nuk besojnë në to.

Problem për të cilin të gjithë pyesin është: cila do të jetë politika e jashtme e shtetit të ri. Deri më tani, familja Barzani ka arritur të krijojë një ishull begatie, por e kishin të lidhur me Izraelin. Për aq kohë sa ky opsion do të duhej të zgjaste, do t’i ndryshonte krejtësisht raportet strategjike në rajon.

Spektri i Kalifatit

Ndërkohë EIIL-i (i riemërtuar EI) ka shpallur Kalifatin. Në një tekst të gjatë lirik, të stolisur me citime nga Kurani, shpall se pasi që është në gjendje të imponojë Sheriatin në territorin e gjerë nën kontrollin e tij në Siri dhe në Irak, ka arritur në konkluzionin se koha e Kalifatit ka ardhur. Dhe ka shpallur se ka zgjedhur si Kalif kreun e vet, Abu Bakr al-Baghdadi, dhe se çdo besimtar, kudo që të ndodhet, ka detyrimin që t’i nënshtrohet atij. Asnjë fotografi e kreut të ri të shtetit nuk është qarkulluar, kështu që askush nuk e di nëse al-Bagdhadi ekziston në të vërtetë apo nëse emri “Kalifi Ibrahim” është vetëm një dordolec. Nëqoftëse marrja e veriut të Irakut është pritur mirë nga një pjesë e botës myslimane, është për t’u dyshuar nëse ky pretendim për ta qeverisur në tërësinë e tij është vlerësuar ndryshe.

Al Qaeda në Magrebin Islamik (AQMI) u ka treguar mbështetjen e saj “heronjve të Emiratit islamik”. Ndërsa al Qaeda në Gadishullin Arabik (AQPA) ka dërguar urimet me të mira të saj për suksesin dhe fitoren. Grupe të tjera të lidhura me al Qaedan, si Boko Haram në Nigeri dhe al Shabaab në Somali, duhet t’i premtojnë besnikëri për një kohë të shkurtër. Do të asistojmë kështu në një ndryshim të al Qaedas që do të kalonte nga statusi i rrjetit terrorist ndërkombëtar në atë të një shteti jo të njohur.

Gjithësesi, EI e vazhdon me maturi avancimin e saj. E di se mund të luftojë brenda limiteve të caktuara dhe është e vëmendshme që të mos prekë interesat e Ëashington dhe të aleatëve të tij, përfshi ato të momentit. Kështu, në qytetin Samarra ka shmangur me maturi sulmimin e mauzoleumeve të imamëve shiitë në mënyrë që të mos provokonte Iranin.

Tash e prapa, shumë zëra ngrihen në Washington për të konfirmuar rimodelimin e Irakut. Kështu Michael Hayden, ish Drejtor i NSA-së dhe i CIA-s, shqipton në Fox News verdiktin e mëposhtëm: «Me pushtimin e pjesës më të madhe të territorit sunit nga ana e rebelëve, Irakut tashmë ka pushuar praktikisht së ekzistuari. Ndarja e tij është e pashmangshme». Deklaratat e tij janë shoqëruar nga apele për ndërhyrje. James Jeffrey, sh këshilltari i George Bush, më pas ambasador në Irak i Barack Obama, ka komentuar kështu: «[Xhihadistët] nuk janë ndalur asnjëherë, as kur isha atje, në periudhën midis viteve 2010 dhe 2011. Qenë totalisht të shpartalluar dhe e kishin humbur popullsinë. Qemë në gjurmët e tyre dhe nuk janë individualizuar. Nuk ekziston asnjë mënyrë për të arsyetuar me ta, nuk ka asnjë mënyrë për t’i kënaqur, është e nevojshme që t’i vrasësh»

Shtypi atlantist i interpreton këto pozicione si një debat midis mbështetësve të ndarjes së Irakut dhe mbështetjes ndaj unitetit të tij me forcë. Në realiteti, programi i Washington nuk ka sesi të jetë më i qartë: fillimisht t’i lërë xhihadistët ta ndajnë Irakun (dhe ndoshta Arabinë Saudite), për t’i shtypur sapo ta kenë kryer detyrën e tyre.

Në këtë perspektivë, Presidenti Obama konsultohet dhe tërhiqet deri në një pikë të caktuar. Në shkelje të marrëveshjes së mbrojtjes irakeno – amerikane, ka dërguar në terren pothuajse 800 njerëz, nga të cilët vetëm 300 për të inkuadruar forcat irakene, duke qenë të tjerët të ngarkuar me mbrojtjen e ambasadës.

Përgatiti për bota.al:

ARMIN TIRANA

Leave a Reply

Back to top button