Horizonti.al

KURIOZITETE / Këto të vërteta shkencore janë një sfidë e vërtetë për trurin tuaj

Screen Shot 2016-04-19 at 12.01.36

  • Shikimi i të verbërit është një fenomen, ku personat e verbër prodhojnë reagime fiziologjike ndaj stimujve pamore (psh fytyra të zemëruar), pavarësisht se nuk janë në gjendje që t’i perceptojnë.
  • Nëse njerëzit do të përdornin formulat e Njutonit në vend të teorisë së relativitetit të Ajnshtainit, llogaritjet e GPS do të ishin gabim me disa kilometra
  • Truri i njeriut ka më shumë sinapse, nga sa ka yje Rruga e Qumështit
  • Nëse do i hiqje atomet të gjithë hapësirës boshe, atëherë malin Everest do të mund ta fusje në një gotë ujë
  • E njëjta përbërje që i jep shijen mjedrës, gjendet në të gjithë galaksinë tonë. E saktë, Rruga e Qumështit ka shije mjedre.
  • Sipas eksperimentit Hafele-Keating, koha lëviz më me shpejtësi në fluturimet drejt perëndimit, se sa në ata drejt lindjes (në lidhje me qendrën e Tokës).
  • Të gjithë qelizat e trupit tuaj janë ndarë vazhdimisht, që kur nisi jeta në Tokë. Dhe e gjithë kjo ndarje do të marrë fund me vdekjen tuaj, përvec atyre qelizave që do të përcillen tek fëmijët tuaj (1 për fëmijë) si dhe në disa rrethana të vecanta (dhurim organesh etj).
  • E vetmja arsye përse ju jeni në gjendje ta lexoni këtë artikull, është se ka me qindra milje fibre xhami në fundin e oqeanit.
  • Lubrifikanti në gjurin tuaj është një prej substancave më të rrëshkitshme që njeh njeriu.
  • Kur ju kujtoni një ngjarje të të kaluarës, ju nuk mbani mend vetë ngjarjen, por në fakt herën e fundit që e keni kujtuar atë. Me fjalë të tjerë, ju keni një kujtesë të kujtesës. Kjo është pjesërisht arsyeja përse kujtimet e njeriut janë kaq të pasakta.
  • Djersa e njeriut në fakt nuk ka erë. Por bakteriet e hanë dhe mbetjet mbajnë erë./bota.al

Leave a Reply

Back to top button