Shkence

Kuriozitete & paradokse: Demoni i Laplace

Screen Shot 2016-07-20 at 13.02.39

Imagjinoni një qenie që e di vendin dhe kohën e çdo grimce të universit; që di shumë edhe për fizikën, dhe që ka një intelekt aq të fuqishëm dhe të shpejtë, sa që  mund të “shohë” në të njëjtën kohë të gjitha ndërveprimet reciproke mes të gjitha grimcave të Universit. E pra, kjo qenie (konceptuar nga matematikani dhe fizikani Pierre Laplace në 1814), mund të shohë të ardhmen e të gjitha gjërave?

Është Demoni i Laplace, ide që eksploron determinizmin dhe që në një botë të dominuar nga determinizmi dhe nga mekanika klasike, edhe mund të kish funksionuar. Teoria e kaosit thotë se një sistem fizik ka një ndjeshmëri eksponenciale në krahasim me kushtet fillestare (të kaluarën), e megjithatë, pavarësisht nga rastësia në evolucionin drejt së ardhmes, nëse njohuritë e Demonit tonë do të ishin pafundësisht të sakta, ai do mund të dinte fatin e çdokujt dhe çdo gjëje.

Një tjetër djalli i mirë i fizikës është ai i Maxuellit.

Një skenar intrigues, i pranishëm edhe në romanet e ciklit të Fondacionit biokimike me autor Isaac Asimov, ku një shkencë e saktë (Psikostoria) lejon që të parashikohet evolucioni i një shoqërie. Mekanika kuantike, megjithatë, e ka vënë në vështirësi Demonin, duke futur një koncept revolucionar për shkencën dhe mendimin: Ngjarjet nuk kanë gjithmonë një shkak. Prishja radioaktive, për shembull, mund të ndodhë në mënyrë spontane. Duhet të thuhet, megjithatë, se jo të gjitha interpretimet e mekanikës kuantike përfshijnë këtë ide të jodeterminizmit. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button