Kjo varet nga kushtet atmosferike, ndotja e dritës dhe vendndodhja nga e cila shihet qielli. Madhësia e dukshme e një ylli, e cila mat ndriçimin që mund të shihet nga Toka, varion nga një minimum prej -1.0 për yjet më të ndritshëm, deri në një madhësi të dukshme prej 6.5, që është kufiri i ndjeshmërisë së syrit të njeriut. Në Univers ka një numër yjesh që arrin në 10221022, por vetëm rreth 9-12 mijë prej tyre lëshojnë mjaftueshëm dritë për t’u parë me sy të lirë nga të dy hemisferat. Kjo shifër mund të ndryshojë shumë në varësi të ndotjes së dritës, e cila është veçanërisht e lartë në qytete, ku vetëm një pjesë shumë e vogël e yjeve është e dukshme. / bota.al
Less than a minute