Horizonti.al

Kush e ka shpikur buzëkuqin?

screen-shot-2016-09-13-at-09-10-46Shpikja e buzëkuqit daton realisht shumë larg në kohë: fillimisht egjiptianët, dhe më pas grekët e pas romakët filluan ta përdorin, duke rrezikuar edhe jetën e tyre. Faktikisht produktet e tyre kozmetike përmbanin shpesh mërkur, një element shumë kancerogjen. Në shekullin XIX, Mbretëresha e Anglisë Viktoria ndaloi përdorimin e tij duke e cilësuar si vulgar dhe të përshtatshëm vetëm për prostitutat dhe aktorët. Por në shekullin XX dhe sidomos që nga Lufta e Dytë Botërore, zakoni për t’u trukuar u përhap paksa kudo në botë. Pra është e vështirë të jepet një e datë e saktë dhe e besueshme, edhe pse mbajtësja e buzëkuqit daton në vitin 1915, si një shpikje e amerikanit Moris Levi. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button