Personazhe

Kush është Paula Modersohn-Becker, piktorja revolucionare që Google e nderon me një doodle

Google i bën homazh me një doodle piktores Paula Modersohn-Becker, një nga artistet e para që solli modernizmin në botë në fillim të shek XX. Modersohn-Becker lindi në 8 shkurt të vitit 1876 në qytetin e Dresdenit, Gjermani dhe më vonë u transferua bashkë me familjen në Bremen. Që në fillimet e saj ishte një revolucionare, ishte e para femër që vizatoi një autoportret nudo. Mësoi të vizatonte në St John’s Wood Art School në Londër gjatë kohës që vizitonte një teton e saj. Adoleshente merrte mësime private pickture dhe në moshën 22 vjeçare lëvizi në një komunitet artistësh në Bremen. Aty do të njihte bashkëshortin e saj të ardhshëm, Otto Modersohn, me të cilin u martua në vitin 1901. Dëshira për pikturën e çoi në Paris.

Kur çifti u fejua, familja e piktores donte ta kthente në Gjermani nga ku e kishin regjistruar në një kolegj kuzhine në mënyrë që të përgatitej për jetën martesore. Ajo e refuzoi këtë plan, nuk donte të braktiste ëndrrën për t’u bërë një artiste e madhe. Pjesa më e madhe e veprave të Modersohn-Becker përfshijnë gra të zakonshme në aktivitete kaq të thjeshta dhe të jetës së përditshme si të fjeturit, ushqyerja me gji apo edhe në punë kopshtarie. Në shumicën e kuadrove të saj femrat janë nudo. Piktorja vdiq në 21 nëntor të 1907 në moshën 31 vjeçare, 18 ditë pas lindjes së vajzës së saj. Viti paraardhës, 1906, kishte qenë një vit shumë prodhimtar me 80 kuadro të realizuara. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button