Bota

“Kush ka armë, mund ta ndalë Hilarinë”. Stuhi mbi Donald Trampin

Kandidati republikan për në Shtëpinë e Bardhë, Donald Tramp, ka lënë të kuptohet se vetëo zotëruesit e armave mund të ndalin rivalen e tij të Partisi Demokratike

Screen Shot 2016-08-10 at 08.53.48

Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Tramp ka lënë të kuptohet se vetëm zotëruesit e armëve mund të ndalin rivalen e tij të Partisë Demokratike, Hilari Klinton, si dhe gjykatësit që ajo mund të emërojë për në Gjykatën e Lartë.

Nuk është e qartë saktësisht se çfarë donte të thoshte manjati njujorkez, por mediat sociale dhe faqet e internetit amerikane kanë cituar menjëherë fjalët e tij, duke i interpretuar si një thirrje për të përdorur dhunën, për të ndaluar Klintonin apo gjykatësit. “Hilari do të shfuqizojë Amendamentin e Dytë të Kushtetutës”, i cili garanton të drejtën për të mbajtur armë, tha Trampi gjatë një tubimi në Uilmington, në Karolinën e Veriut.

“Në qoftë se arrin të zgjedhë gjyqtarët, nuk ka asgjë që ju mund të bëni. Por ndoshta me Amendamentin e dytë, mund të ketë një zgjidhje, unë nuk e di”, tha ai, duke e lënë frazën pezull. Reagimi i menjëhershëm në mediat sociale. “Në këtë video, Trampi bën një apel për kryengritje të armatosur, apo për të vrarë rivalen e tij. E mjerueshme”, u përgjigj menjëherë në Tuitter demokrati David Cicilline, duke shtuar deklaratat e kandidatit republikan. Gjatë muajve të fundit, Trampi ka fshikulluar vazhdimisht rivalen e tij, duke thënë se ajo do të shfuqizojë mbajtjen e armëve të zjarrit, ndërsa Klintoni argumenton se do vetëm kontrolle më të forta. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button