Kinema & TV

“Kush shpëton një jetë, shpëton gjithë botën”. E mbani mend “Listën e Shindlerit?”

Disa prej shprehjeve dhe dialogjeve më të bukura të një filmi të paharrueshëm

Oskar Schindler: E di që keni marrë urdhra nga komandanti ynë, të cilat ai i ka marrë nga eprorët e tij, për të “sistemuar” popullatën e këtij kampi. Tani do të ishte koha për ta bërë këtë. Ja ku janë; ata janë të gjithë këtu. Kjo është mundësia juaj. Ose, mund të largoheni dhe të ktheheni te familjet tuaja si njerëz, e jo si vrasës. [Rojet dalin dalëngadalë; ai u drejtohet përsëri punëtorëve]. Në kujtim të viktimave të panumërta midis njerëzve tuaj, unë ju kërkoj që të mbajmë tre minuta heshtje.

Oskar Schindler: Dorëzimi pa kushte i Gjermanisë sapo është shpallur. Në mesnatë, sonte, lufta mbaron. Nesër do të filloni procesin e kërkimit për të mbijetuarit e familjeve tuaja. Në shumicën e rasteve … nuk do t’i gjeni. Pas gjashtë viteve të gjata me vrasje, viktimat po mbajnë zi në të gjithë botën. Ne kemi mbijetuar. Shumë prej jush kanë ardhur tek unë dhe më kanë falënderuar. Falënderoni veten. Falënderoni Sternin tuaj të patrembur, dhe të tjerët mes jush, që u merakosën për ju dhe përballuan vdekjen në çdo moment. Unë jam një anëtar i Partisë Naziste. Unë jam një prodhues municionesh. Unë jam një përfitues i punës së robërve. Unë jam … një kriminel. Në mesnatë, do të jesh i lirë dhe mua do të më kërkojnë. Unë do të qëndroj me ju deri pesë minuta pas mesnatës. Pas kësaj kohe, unë duhet të largohem. [Ai u drejtohet rojeve SS të fabrikës].

Amon Goeth: Kjo është mizore, Oskar. Ju po u jepni atyre shpresë.

Ju po u jepni atyre shpresë. Nuk duhet ta bëni. Eshtë mizore.

Oskar Schindler: “Kushdo që shpëton një jetë, shpëton gjithë botën”

Amon Goeth: Ata të kanë bërë magji, e di, hebrenjtë. Kur punon shumë pranë tyre, siç bëj unë, e vë re këtë. Ata e kanë këtë fuqi. Eshtë si virus. Disa prej njerëzve të mi janë të infektuar me këtë virus. Duhen mëshiruar, jo ndëshkuar. Duhet të marrin trajtim, sepse është po aq reale sa tifoja. Unë e shoh gjithë kohës. Eshtë çështje parash? Hmmm?

Oskar Schindler: Pushteti është kur kemi çdo justifikim për të vrarë, dhe nuk e bëjmë.

Amon Goeth: Ti mendon që ky është pushteti?

Oskar Schindler: Këtë tha Perandori. Një burrë vjedh diçka, sillet para Perandorit, shembet përdhe. Lutet për jetën e tij, e di që do të vdesë. Dhe Perandori e fal. Ky njeri i pavlerë, e lë që të ikë.

Amon Goeth: Mendoj që je i dehur.

Oskar Schindler: Ky është pushteti, Amon. Ky është pushteti.

Amon Goeth: E vërteta, Helen, është përgjigja e duhur.

Itzhak Stern: Lista është një e mirë absolute. Lista është jeta.

Leave a Reply

Back to top button