Bota

“Kush të rekomandoi?”. “Luftëtar apo kamikaz?” Rrjedhja e dokumentave: 23 pyetjet që Shteti Islamik u bën rekrutëve

Screen Shot 2016-03-10 at 14.22.34

Një dosje plot me dokumenta të ISIS shfaq hollësi të fshehta mbi luftëtarët e huaj që shpresojnë t’i bashkohen grupit, duke përfshirë kombësinë e tyre, përvojën e mëparshme në xhihad dhe grupin e gjakut.

Gazeta opozitare siriane, Zaman Al-Vasl botoi 122 faqe me dokumenta, që sipas saj i kishte siguruar nga një dezertor i ISIS-it.

Zyrtarë të shërbimit të fshehtë gjerman thonë se kanë shtënë edhe ata në dorë dokumentat e botuara këtë javë, por nuk ofruan hollësi se si i kanë siguruar.

Shumë detaje

Dokumentat janë shumë të detajuar, dhe ata u dorëzoheshin rekrutëve në një pikë kalimi kufitar për në territorin e ISIS në Siri, bën të ditur gazeta.

Në qoshen e djathtë lart është stampuar një flamur i zi i ISIS-it. Në qoshen e majtë lart është versioni i grupit terrorist i një vule për kalim kufiri. Shkrimi në arabisht është i shtypur me kompjuter, i vendosour mirë në radhë dhe kolona, me “private” të stampuar në fund të fletës.

Dokumentat përfshijnë 23 pyetje për rekrutët, duke ofruar shumë të dhëna mbi mendësinë e tyre.

Në një prej përgjigjeve, një luftëtar australian thotë se është i gatshëm të jetë kamikaz, por fakti që është miop mund të jetë pengesë. Ai shkruan gjithashtu se nuk di të ngasë një makinë me marsh manual.

Një kamikaz potencial duket se është i gatshëm që të vdesë sa më shpejt të jetë e mundur.

Në dokumenta, ai kërkon që të dërgohet menjëherë për mision vetëvrasës, për shkak të dhimbjeve të kokës që i janë shkaktuar nga copa predhash.

Rekrutim global

Në dokumenta, bëhet e qartë se ISIS rekruton nga shumë vende, duke përfshirë Sirinë, irakun, Tunizinë, libinë, Francën dhe Gjermaninë.

Formulari u kërkon luftëtarëve rishtarë që të rendisin moshën, vendlindjen, grupin e gjakut dhe eksperiencën. Ndërkohë që disa prej pyetjeve pasqyrojnë një aplikim normal për punë, të tjerat janë përshtatur për grupin terrorist.

Një prej pyetjeve i kërkon rekrutit të flasë për “nivelin e bindjes” dhe një tjetër nëse preferon të jetë luftëtar i rregullt, apo një kamikaz.

Pjesa më e madhe e datave të stampuara në formular i përkasin vitit 2013.

Një zëdhënës i policisë federake gjermane tha se dokumentat duket të jenë origjinalë. “besojmë se ka shumë gjasa që këta të jenë dokumenta origjinalë”, tha Markus Koths. “Ne po i marrim në konsideratë, për masat tona të ligjzbatimit dhe sigurisë”.

Formulari ka 23 hyrje dhe janë shkurt dhe drejt e në temë, duke u futur deri në të kaluarën dhe mënyrën e jetesës së rekrutëve. Ja informacioni që duhet të plotësonin aplikantët:

  • Emër Mbiemër
  • Pseudonim
  • Emri i Nënës
  • Grupi i Gjakut
  • Datëlindja / Kombësia
  • Statusi
  • Adresa dhe vendlindja
  • Arsimi
  • Niveli i Sharias
  • Puna e mëparshme
  • Vendet që ke vizituar
  • Pika e hyrjes në kufi
  • Data e hyrjes
  • Kush të rekomandoi
  • Eksperienca e mëparshme në xhihad
  • Luftëtar apo kamikaz
  • Fusha e specialitetit
  • Vendi aktual i punës
  • Sendet personale që lë pas
  • Niveli i bindjes
  • Adresa për komunikime në të ardhmen
  • Data e vdekjes dhe vendi
  • Shënime

CNN – Në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button