Horizonti.al

Kush i vuri bombat në Piazza Fontana të Milanos

Screen Shot 2016-03-25 at 08.57.39

Në 12 dhjetor 1969, një bombë shpërtheu në Piazza Fontana të Milanos, duke vrarë 16 persona dhe plagosur 58 të tjerë. Në të njëjtën ditë shpërthyen edhe dy bomba të tjera në kryeqytetin Romë, ndërsa një tjetër shpërtheu pranë një opera në Milano, por nuk ka pati viktima të tjera. Fillimisht për këto sulme u fajësuan anarkistët.

Një nga të dyshuarit, një punonjës i hekurudhës i quajtur Xhuzepe Pineli, u hodh nga dritarja e stacionit të policisë ku ishte duke u mbajtur, duke gjetur vdekjen. Hedhja e çuditshme e Pinelit, u etiketua zyrtarisht një vetëvrasje, por të majtët këmbëngulën se ai u vra nga një prej policëve që e ruanin atë, Luixhi Kalabresi. Tre vjet më vonë, ky i fundit u qëllua për vdekje gjatë rrugës për në punë.

Vrasësi i tij nuk u kap kurrë. E djathta dhe e majta ekstreme, akuzua, njëra-tjetrën për shpërthimet, duke shkaktuar një seri sulmesh terroriste nga ana e grupeve ekstremiste në të dyja krahëve. Më së shumti, grupi neo-fashist “Rendi i Ri” nisi një fushatë terrori të quajtur “Strategjia e tensioni”, e cila dyshohet se kishte për qëllim të trembte publikun, për të pranuar përmbysjen e qeverisë italiane.

Gjatë 5 viteve të ardhshme, “Rendi i Ri” bombardoi disa stacione trenash, dhe ua hodhi fajin grupeve komuniste si Brigadat e Kuqe. Përfundimisht, dyshimi ra mbi ta, dhe 3 prej anëtarëve të organizatës u arrestuan në vitin 1972. Ata u liruan në vitin 1985. Një tjetër gjyq në vitin 1999 çoi në burg 3 anëtarë të tjerë, por edhe ata u liruan nga akuzat në vitin 2004./bota.al

Leave a Reply

Back to top button