“Ekziston një vend në Parajsë, i quajtur “Ura e ylberit”. Kur ndërron jetë një kafshë, e cila ishte shumë e dashur me një person, ajo shkon në këtë urë. Në këtë kopsht ka livadhe dhe kodra për të gjithë miqtë tanëspeciale, të cilët mund të vrapojnë dhe të luajnë së bashku. Ata që ishin të moshuar dhe të sëmurë, në këtëvend ndihen të fortë dhe të shëndetshëm. Ata që lënduan nga një traumë, ndihen të fuqishëm, ashtu siç ne i mbajmë mend nga e shkuara e largët. Ata ndihen mirë dhe të lumtur në këtë vend, ama përbrenda e ndiejnë mungesën e dikujt mjaft të dashur, të cilin janë detyruar ta lënë pas.
Ata vrapojnë dhe luajnë bashkë, derisa një ditë të bukur, dikush prej tyre ndalet dhe sheh larg drejt horizontit. Sytë e tij shndrisin dhe nis të vrapojë në barin e gjelbër gjithmonë e më shpejt. Ai të ka njohur dhe kur më në fund do të jeni bashkë, do të mund ta përqafoni njëri-tjetrin plot gëzim, për të mos u ndarëmë kurrë. Do t’i dhuroni njëri-tjetrit një shi puthjesh dhe do të mund të shohësh edhe një herë sytë e tij plot me besim, për të gjithë kohën që keni qëndruar larg në jetë, por kurrsesi jo larg me zemër. Pastaj do ta kaloni bashkë urën e ylberit…”. – Anonim
Të gjithë ata që kanë humbur dikë të dashur, duhet të shpresojnë përherë për një të ardhme më të mirë, edhe pse kjo mund të nënkuptojë botën e përtejme. E di që dhemb ta mendosh një gjë të tillë, por kur e ke parë dikë të dashur të vuajë, duhet të besosh se Zoti e ka çuar në një vend më të mirë për t’ia lehtësuar dhimbjet. E sigurtë që një ditë do të takohemi me ta dhe do të kemi kaq shumë gjëra për të rrëfyer, ndaj deri në atë ditë, le të jetojmë jo vetëm për veten tonë, por edhe për të dashurit tanë që janë larguar përpara kohe nga kjo jetë…