AnalizaMAIN

Ky është agimi i epokës së Zeitenwende, pikës së kthesës historike

Nga Andreas Kluth

Siç e thotë edhe klisheja ’Sot është dita e parë e pjesës tjetër të jetës suaj!. Në këtë aspekt, 2023-shi do të jetë viti i parë pas Zeitenwende. Kjo është fjala e vitit në Gjermani për vitin 2022, e cila do të thotë diçka të përafërt me një pikë kthese ose revolucion.

Kancelari gjerman Olaf Sholc e përdori këtë term tashmë të famshëm në fjalimin që mbajti para Bundestagut pak ditë pas sulmit të presidentit rus Vladimir Putin ndaj Ukrainës në shkurt. Më shumë nga sa e nënkuptoi Sholc në atë kohë, ky term përmbledh jo vetëm atë përçarje të veçantë në gjeopolitikën evropiane, por edhe fillimin e një epoke të re në historinë globale.

Rënia e Murit të Berlinit në vitin 1989, dhe rënia pasuese e Bashkimit Sovjetik i dha fund Luftës së Ftohtë dhe shkaktoi një diagnozë të rreme mbi fundin e historisë. Sulmet e Al-Kaedës kundër SHBA-së më 11 shtator 2001, dukej se shënuan fillimin e një përplasjejeqytetërimesh.

Lufta e agresionit të Putinit i zëvendëson që të gjitha këto korniza analitike. Në një aspekt, mizoritë e Putinit në Ukrainë na rikthejnë tek epokat e mëparshme. Ato ishin kohët kur perandoritë zhvillonin luftëra kolonizuese dhe pushtuese për të zgjeruar sferat e tyre të ndikimit.

Në shekullin XX-të, luftëra të tilla çuan në një realizëm mbizotërues në politikën botërore, qëe konsideronte ekuilibrin e fuqisë si të vetmin synim të arritshëm. Në mënyrë të ngjashme, realizmi i ri i epokës post- Zeitenwende do të sillet rreth zhvillimeve në trekëndëshin midis SHBA-së, Kinës dhe Rusisë, dhe gjeometrisë më komplekse që përfshin Evropën dhe fuqitë e mesme si Turqia, India, Australia dhe Indonezia.

Ai që në fakt ka vdekur është idealizmi, që do të donte të pretendonte se Kombet e Bashkuara, Organizata Botërore e Tregtisë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe institucione të tjera globale, mund të zëvendësojnë rregullat dhe arsyetimin mbi fuqinë e ashpër.

Për më tepër, realiteti që disa nga shtetet e përfshira janë demokraci, ndërsa të tjerët janë autokraci është dytësor në raport me detyrën e ribalancimit të vazhdueshëm të fuqisë.

Në këtë botë të guximshme të re dhe të vjetër njëkohësisht, fuqia ushtarake do të ushtrojë edhe një herë përparësinë e saj në çështjet ndërkombëtare, teksa fuqia ekonomike, politike dhe ajo “e butë që do të rreshtohen si shoqërues të saj.

Kjo do të rrisë profilin e vendeve me fuqi të madhe ushtarake siç është SHBA dhe do të reduktojë atë të zemërbutëve, përfshirë Bashkimin Evropian tregtar dhe post-heroik. Kjo është arsyeja pse anëtarët e BE-së si Suedia dhe Finlanda do ti bashkohen NATO-s vitin e ardhshëm.

Në një botë të balancimit dhe ribalancimit të fuqisë, aleancat kanë dhe jo më pak rëndësi.Mund të duket sikur ekzistenca e armëve bërthamore, e bën shekullin XXItë ndryshëm nga epokat e mëparshme të realpolitikës, pasi rikthimi i tyre – me të cilën vazhdon të kërcënojë Putini mund të përmbysë në çdo moment të gjithë tryezën e lojërave.

Por armët bërthamore vetëm sa e shtojnë rrezikun e dështimit; ato nuk e ndryshojnë logjikën e sistemit. Në fakt jo vetëm SHBA-ja, por edhe Kina, India dhe fuqitë e tjera, e kanë frenuar tashmë Putinin nga qasja e tij ekstremiste. Në këtë kuptim cinik, një rend i ri i vjetër i bazuar në balancën e pushtetit, mund të jetë ende i qëndrueshëm.

Dallimi kryesor midis kësaj epoke të realpolitikës dhe atyre të mëparshme – nga Tukididi tek Meterniku dhe Bismarku – është ekzistenca e rrezikut të një apokalipsi të ri. Ky është ndryshimi antropogjen i klimës, me të gjitha efektet e tij anësore – nga pandemitë zoonotike te përmbytjet, zjarret, thatësirat, zitë e bukës etj.

Në një botë ideale pra në një botë të qeverisur nga idealizmi politik – përballë një kërcënimi të përbashkët, njerëzimi do të linte mënjanë betejat e tij të brendshme dhe do të bashkohej kundër armikut. Nën flamurin e OKB-së apo ndonjë strukture tjetër ndërkombëtare, bota do të bashkëpunonte për të ndalur emetimin e gazrave serrë, dhe për të zbutur efektet shumënegative që po shkaktojnë tashmë ato.

Mjerisht pas shpalljes së Zeitenwende, ajo botë idealiste është zhdukur. Ne do të jemi kaq të zënë me balancimin e fuqive, sa nuk do të bashkëpunojmë për shumë gjëra, në mos për asgjë. Siç e thashë më lart, 2023-shi është viti i parë i pjesës tjetër të jetës sonë. / “Bloomberg” – Bota.al

Back to top button