Analiza

Ky është “Stalingradi” i Lindjes së Mesme (FOTO)

Kobane, ajo që mbetet pas betejës

Koba 8Kobane i krahasuar me një “Stalingrad” të Lindjes së Mesme. Kështu, analistë dhe gazetarë të huaj që kanë hyrë në qytetin sirian, i cili deri të hënën që kaloi ishte nën kontrollin e Shtetit Islamik, e përshkruajnë kuadrin e kasaphanave që u kanë parë sytë. Mes tyre, të parët që kanë hyrë në qytetin simbol të betejës që ka vazhduar për katër muaj nga forcat kurde, të mbështetura edhe prej sulmeve ajrorë të aleatëve kundër xhihadistëve sunitë, kanë qenë korrespondentët e agjencisë France Presse. Kobane është një masë e madhe ndërtesash të shkatërruara, kanë përshkruar gazetarët, të përshëndetut prej fitimtarëve me dy gishtat ngritur si dhe me të shtëna kallashnikovësh në ajër.
Beteja e Kobanes, thotë duke u bazuar në fotografitë e para Aymenn al Tamimi, analist i Shillman-Ginsburg të Lindjes së Mesme në Filadelfia, “tregon se sulmet ajrorë të përqëndruar në një hapësirë të vogël mund të sjellin sukses kundër Shtetit Islamik”.
“Sulmet ajrorë kanë qenë shkatërrimtarë. Isis ka humbur shumë njerëz”, shton Patrick Skinner, konsulent i Soufan Group, që merret me cështje të shërbimeve të fshehtë. Sipas vëzhguesve, duhet të jetë 1200 numri i xhihadistëve të vrarë në betejë por burime nga administrata amerikane thonë se kjo shifër mund të arrijë në 6 mijë.

Koba 10 Koba 9 Koba 7 Koba 6 Koba 5 Koba 4 Koba 3 Koba 2 koba 1

Leave a Reply

Back to top button