Ky konflikt mund të shkojë shumë më keq. Ja se si

konflikt

Është përshkallëzuar më shpejt nga sa kishin parashikuar shumica e njerëzve, duke tërhequr Libanin dhe Qipron, duke bllokuar trafikun detar në Ngushticën e Hormuzit dhe duke goditur objektiva jo-ushtarake në shtetet arabe të Gjirit. Por ky konflikt mund të shkojë shumë më keq.

SHBA-të premtojnë se “dallga e madhe” ende nuk ka ardhur, duke nënkuptuar se do ta godasin Iranin edhe më fort. Kjo pothuajse në mënyrë të pashmangshme do të sjellë më shumë viktima civile.

Irani mund të shënjestrojë qëllimisht impiantet e desalinizimit në vendet në anën arabe të Gjirit. Këto janë jetësore në sigurimin e ujit të pijshëm për popullsinë në një pjesë të botës ku temperatura gjatë ditës në Abu Dhabi është tashmë mbi 30 gradë Celsius.

Irani gjithashtu mund të sulmojë impiantet e naftës dhe gazit në Gjirin Persik, në një përsëritje të sulmit masiv me dronë të vitit 2019, në impiantet petrokimike të Saudi Aramco që përgjysmoi përkohësisht eksportet e naftës saudite.

Një tjetër mundësi është që Irani të nisë një valë sulmesh kibernetike, jo vetëm ndaj fqinjëve të tij, por edhe ndaj Mbretërisë së Bashkuar. Një paralajmërim nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar u është dërguar tashmë kompanive që të jenë jashtëzakonisht vigjilente në këtë kohë. / bota.al

Back to top button