“Unë jam një fëmijë. Kur hyj në jetën e të dy prindërve, bëj zhurmë. U rrëmbej atyre gjumin, ama bëj gjithçka për t’ua ndryshuar jetën për mirë. Nëse shihet vetëm ana negative, pra bezdia që u fal atyre, atëherë realisht konsiderohem si një pengesë. Shihem si një problem shtesë, mes miliona problemeve qëekzistonin përpara se unë të vija në jetë. Ama unë nuk funksionoj si një enigmë, as pretendoj të jem perfekt. Dua vetëm të shihem nga prindërit e mi për atë që jam dhe për nevojat që kam.
Për të gjetur vendin tim në jetë, ti si prind duhet fillimisht të gjesh kohë për mua në jetën tënde. Më pas, duhet të më trajtosh me dashuri dhe shumë durim. Unë jam një fëmijë, nuk jam si ti. Do të bëhem si ti, vetëm nëse ti më kap për dore dhe më çon atje ku ke arritur vetë me qetësi, durim dhe mirësjellje. Nëse lodhesh dhe rrugëtimin tonë e lë përgjysmë, dije se unë nuk do të jem kurrë ashtu siç ti dëshiron, as do t’i afrohem asaj që ti ke menduar se do të arrija.
Kjo rrugë është padyshim e gjatë. Rruga për t’ia dalë mbanë quhet moshë zhvillimore, dhe zgjat të paktën 18 vjet. Të kërkoj vetëm të mos lodhesh me mua dhe të kesh durim. Nëse këto gjëra i di që në fillim, unëpër ty si fëmijë nuk do të jem asnjëherë një pengesë. Do të më konsiderosh si mundësinë më të madhe qëjeta të ka falur për t’u bërë njeri më i mirë, sepse unë do të bëj gjithçka që kam në dorë për të tëpërmirësuar”. – Anonim.