Këngëtarja e grupit The Cranberries, Dolores O’Riordan ka ndërruar jetë në moshën 46 vjeçare.
Sipas lajmeve, vokalistja ndërroi jetë papritur në Londër.
Për momentin, shkaku i vdekjes së saj është i panjohur.
Një zëdhënës që përfaqëson këngëtaren deklaroi se “këngëtarja irlandeze dhe ndërkombëtare, Dolores O’Riordan ndërroi papritur në Londër sot. Ajo ishte 46 vjeç. Vokalistja e grupit irlandez “The Cranberries” ndodhej në Londër për një seancë të shkurtër regjistrimesh. Nuk mund të jepen të tjera detaje në këto momente”.
Miku i familjes, Canon Liam McNamara tha: “Ndjenjat e mia janë me familjen.
Dolores ishte krenaria dhe gëzimi i tyre. Të gjithë ne e donim shumë, shumë. Mbeta i befasuar kur mësova që ajo na la kaq shpejt. Familja e saj bëri kaq shumë për të dhe e mbështeti gjatë gjithë kohës”. / Bota.al