Enciklopedike

“LE CERCLE” – RRETHI

Nga Libri i Madh i Teorive të Komplotit

Screen Shot 2015-06-01 at 5.10.29 PM

“Rrethi” është një degë e grupit famëkeq Bilderberg. Ultra-sekret dhe ultra konservator, “Le Cercle” ishte themeluar në 1950-ën nga kryeministri Francez Antoine Pinay (prej nga vjen emri origjinal i organizatës,“Rrethi Pinay”) së bashku me juristin francez dhe bashkëpunëtorin nazist Jean Violet. “Le Cercle” i drejtoi përpjekjet e veta të hershme tek krijimi i një Evrope të Bashkuar, duke afruar mes tyre politikanë udhëheqës nga shtetet luftuese të kohës, duke përfshirë Kancelarin Gjerman Konrad Adenauer dhe Kryeministrin Francez Robert Schuman. Gjithsesi, Rrethi nisi ta shohë gjithnjë e më shumë rolin e tij – sidomos pas ngjarjeve në Francë në vitin 1968 – si luftues i komunizmit dhe nxiste një rend politik të krahut të djathtë, brenda shteteve të ndryshme të Europës.

Ky vizion mbivendosej tërësisht me atë të CIA-s, që cilët u bënë financuese kryesore e “Le Cercle”. Lidhjet midis CIA dhe Rrethit janë të ngushta. Sipas Studimit të Profesorit van der Pijl “Klasat Transkombëtare dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare”, një konferencë dy-ditore e Rrethit në Washington DC, ishte asistuar nga një ish zyrtar i CIA-s, i cili kishte luajtur një rol drejtues në operacionin “Gladio”, rrjeti i anti-komunistëve të përgatitur për t’u ngritur kundra një qeverie të krahut të majtë në Itali.

Kryetari i Rrethit, Brian Crozier e përdori Shoqërinë e tij Kombëtare private të Lirisë për të njollosur Kryeministrin britanik Harold Wilson, duke e quajtur një kukull të KGB-së, ndërsa përmes La Manshit, anëtarë të Rrethit përhapën disinforaya rreth kandidatit për president Fransua Miteran në vitin 1980.

Van der Pijl pohon se Rrethi “planifikoi përdorim të terrorizmit provokativ në Gjermani”, për të sjellë në pushtet bavarezin e djathtë dhe shumë polemizues, Jozef Straus. Ai që ka hapur më shumë polemika është pretendimi i kritikëve të Rrethit, se “anëtarët e tij, në shërbimin sekret Suedez SAPO, vranë kryeministrin socialist suedez, Olof Palme”. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button