Enciklopedike

Legjenda / Feniksi klasik i arabëve

Screen Shot 2016-07-01 at 08.39.53

Feniksi arab ishte një zog mitik, që thuhet se ka qenë i madh sa një shqiponjë, me pendë të artë dhe një këngë melodioze. Feniksi, që e ngrinte folenë pranë një burimi të ftohtë, shfaqej çdo mëngjes për të kënduar një këngë kaq të këndshme, sa që edhe Zoti i madh i Diellit, Apollo, ndalej për ta dëgjuar.

Thuhej vetëm një feniks ekzistonte në çdo kohë, dhe ai kishte një jetëgjatësi, që shkonte deri në 500, 540 vjet, 1000, 1461 apo edhe 12.994 vite (sipas llogarive të ndryshme). Teksa afrohej fundi i jetës, feniksi ndërtonte një turrë drush me degë pemësh aromatike dhe erëza të tilla si mirrë, i vinte zjarrin, dhe shkrihej mes flakëve. Pas tri ditësh, vinte lindja – disa thonë rilindja – dhe feniksi ngrihej nga hiri. Sipas disa burimeve, feniksi ngrihej nga mesi i flakëve.

Feniksi i ri mblidhte hirin e paraardhësit të tij në një vezë dhe e shpinte në Heliopolis, në qytetin e Diellit, për të depozituar atë në altarin e perëndisë së Diellit.

Eshtë një përfaqësim simbolik i vdekjes dhe rilindjes së diellit. Ai është përshkruar gjithashtu si shqiponja, apo si heron. Ajo jeton me vesë, nuk vret  asgjë dhe shkatërron gjithë gjërat që prek. Në përgjithësi konsiderohet mbreti i shpendëve. Ai quhej ndryshe Zogu i diellit, i Asirisë, i Arabisë, zogu jetëgjatë dhe zogu egjiptian. Përmendja më e hershme e Feniksit është bërë nga Hesiodi në shek 8 para Krishtit, por rrëfimin më të holësishëm e ka bërë Herodoti i Halikarnasit, historiani i famshëm grek, në shekullin e 5 para Krishtit. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button