Histori

Legjenda / Lumenjtë e vdekjes, si vende mes dy botëve

Screen Shot 2016-01-17 at 21.42.50

Shumë besime fetarë kanë lumenj që ndajnë këtë botë nga tjetra, që shërbejnë si rrugë drejt jetës së përtejme. Stiksi është i mirënjohur, ndonëse fuqia e tij magjike për të bërë njeriun të paprekshëm nuk njihet. Legjenda e Stiksit, ashtu si e vetë Hadit, thotë se lumi mban emrin e perëndeshës të cilës i ëprket. Stiksi ishte e para perëndeshë që nxitoi në anën e Zeusit gjatë luftës së tij me titanët. Për ta shpërblyer për besnikërinë, Zeusi shpalli se sa herë që një perëndi bënte një betim, ai do të shkonte tek Stiksi. Perëndia që bënte betimin do të merrte një kupë nga uji Stiksian, e pastaj do e derdhte ndërkohë që bënte premtimin. Duke qenë se ujërat nuk ishin të pistë, por një ngjyrë blu të kthjellët, kjo nuk ishte domosdoshmërisht gjë e tmerrshme. Akili u zhyt në ujë që të bëhej i paprekshëm, i gjithi përvec thembrës, ku e mbajti e ëma.

Huburi është një lum legjendar në Mesopotami i ngjashëm me Stiksin, përvec legjendës së paprekshmërisë. Ashtu si Stiksi, ai shoqërohet me një perëndi, e madje përmendet edhe një varkëtar në lidhje me të. Megjithatë, Huburi është një demon me katër duar e me fytyrën e një zogu. Po kështu, legjenda e Shintos flet për Lumin Sanzu, i cili duhet të kapërcehet për të shkuar në botën e nëndheshme. Në disa tradita, njerëzit thuhej se e bënin kalimin e lumit, në ditën e shtatë pas vdekjes. Versioni i Shintos është pak më shumë falës se sa versionet grekë dhe mesopotamianë, duke qenë se të vdekurit mund të rikthehen në tokë në ditën e shtatë, për lamtumirën e fundit, përpara se të shkojnë në jetën e përtejme. Ka edhe një ditë feste e quajtur Obon, gjatë të cilës shpirtërat mund të shkojnë dhe vizitojnë familjet e tyre për pak kohë./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button