Horizonti.al

Legjendat universale: Heronjtë në kërkim të shpëtimit

Screen Shot 2016-01-17 at 11.22.45

Shumica prej nesh, falë edhe përshtatjeve “vetëllastuese” që ka bërë kinemaja, kemi njohuri të turbullta mbi poemat e Homerit. Të konsideruara si shembujt më të hershëm të letërsisë perëndimore, Iliada dhe Odiseja janë legjenda epike të heronjve të stërmunduar që luftojnë nëpër oqeane dhe kontinente në kërkim të shpëtimit metaforik – dhe ata shfaqen në forma pothuaj identike në pothuaj çdo kulturë. Quhet “udhëtimi i heroit” dhe pothuaj të gjithë historitë epike gjatë historisë, kanë ndjekur po këtë model specifik. George Lucas e bazoi Star Wars-in e parë tek ajo, dhe influencën mund ta gjesh tek Lord of the Rings, librat e Ozit, apo edhe Harry Potter. Por kjo legjendë tipike ka qenë aty edhe përpara se antropologët t’ua dorëzonin skenaristëve. Epi i Gilgameshit, historia e Sinbad Detarit tek Një mijë e një Netët, legjenda e Mbretit Artur, rrëfimi i Argonautëve… të gjithë këto dhe shumë të tjera zënë vend në strukturën e udhëtimit të heroit, ashtu si edhe poemat e mrekullueshme të Homerit. Në fakt, çdo kulturë në histori ka legjenda që bien në këtë kategori. Edhe udhëtimet epike të Moisiut në Bibël zënë vend në këtë model. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button