Horizonti.al

Legjendat universale të lashtësisë: Dragonjtë

Screen Shot 2016-01-17 at 11.13.12

Dragonjtë janë një prej krijesave më të “bredhura” në të gjithë mitologjinë. Edhe më shumë se sa vampirët, ata kanë një zakon që të shfaqen në shoqëri dhe kulutra kaq larg mes tyre, në kohë dhe hapësirë, saqë do të mendoje se do të ishte gjë e pamundur. Ekzistojnë tableta të lashta të sumerëve që regjistrojnë bëmat e vrasjes së dragonjve, rrëfime greke për dragonj që kërcejnë me monstra të tjera, si dhe një shkencë e tërë e ndërtuar përreth përdorimit të kockave të tyre në Kinë. Në Amerikën Qendrore, majat adhuronin gjarpërin me pupla Kuetzakoatl, ndërohë që në mitologjinë nordike dhe atë kristiane, përmenden në mënyrë specifike dragonjtë. Deri në vitin 1886, shkencëtarët viktorianë mendonin se dragonjtë kishin ekzistuar dikur por ishin shfarosur. Vetëm kur dinosaurët zunë vend një herë e mirë në mendjen e publikut, njerëzit nisën të shohin lidhjen e mundshme mes fosileve të lashta dhe legjendave për dragonjtë. Aktualisht, hamendësimi më i mirë që mund të bëhet, është se kultura të ndryshme kanë ndeshur në kocka dinosaurësh dhe i kanë “përkthyer” në legjenda të bishave të mëdha mitologjike./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button