Your Life

“Lërini të qeta nënat që flasin me fëmijët që nuk i kanë më në jetë. Nuk janë të çmendura!”

“Lërini të qeta.
L
ërini të qeta ato nëna që flasin me fëmijët që nuk i kanë më në jetë. Nuk janë të çmendura! Dialogu i tyre është i heshtur. Nëse ndonjëra flet me zë të lartë, mos mendoni se është e çmendur. Mos e shihni me mëshirë. Ajo flet me atë që ju nuk e shihni dot. Nënat që i ndiejnë fëmijët e tyre, nuk kanë nevojë t’i shohin ata për t’u folur.

Nënat e fëmijëve që nuk jetojnë më, zhyten në kujtimet e tyre. Jetojnë gjithë kohës me ëndrra. Ato presin natën për t’i takuar fëmijët në ëndrra dhe ditën për t’ua treguar të tjerëve çfarë kanë biseduar. Lërini tëqeta nënat e fëmijëve që kanë ndërruar jetë. Ato e dinë se dashuria nuk ka fund, edhe kur zemra është e lënduar dhe e copëtuar nga dhimbjet.

Ecin të gjitha bashkë nënat e fëmijëve që kanë ndërruar jetë. I ofrojnë njëra-tjetrës ndihmë dhe ngrohtësi, kur akulli i vetmisë i përshkon ato dhe vdekja u rrëqeth shpirtin. Ndaj, lërini të qeta nënat e fëmijëve qënuk jetojnë më. Për to, ata janë ende të pranishëm dhe në jetë. Kjo gjë u mjafton për të folur me ta”. – Roberta Petrignani

Back to top button