Your Life

Letër motivuese drejtuar vetes. Të gjithë duhet ta lexojnë!

“E dashur, vetja ime,
T
ë shkruaj  sepse guximi që tregon herë pas here, nuk të mjafton. Ama mos u dorëzo, ti e di se mund tëmbështetesh vetëm në forcat e tua. Ke mësuar të ecësh e vetme, të biesh dhe të ngrihesh e vetme. Pavarësisht gabimeve që ke bërë, nuk je kthyer asnjëherë mbrapsht, nuk je penduar dhe as je justifikuar.

Ti di të buzëqeshësh si pak persona, sepse buzëqeshja jote asnjëherë nuk ka pasur nënkuptime dhe të del prej zemrës, edhe kur zemra të duket sikur të shpërthen nga kraharori. Më dëgjo vetëm këtë herë, mos lejo asnjë person të ta shuajë buzëqeshjen nga fytyra.

Jeto, sepse pendesat janë më të këqija se vdekja. Jeto dhe harro, sepse ti nuk ke nevojë për asnjë person për t’u ndjerë e qetë. Jeto, harro dhe mëso: pjesa më e madhe e njerëzve dinë vetëm vlerën e gjërave dhe i trajtojnë njerëzit si objekte, sikur të mos kishin vlerë më të madhe se paraja. Ti jo. Ti i njeh vlerat e emocioneve, edhe të atyre që nga sikleti shtireshe sikur nuk i kishe.

Mos ndrysho për asnjë person. Jeto dhe vazhdo të emocionohesh për gjërat e vogla, për gjestet e papritura dhe për gjithë detajet që bëjnë diferencën ndërmjet asaj që ka ndodhur dhe nuk mund të kthehet, dhe tëardhmes që të pret dhe që meriton ta jetosh me buzëqeshje në fytyrë. Fat të mbarë, luftëtare. Dhe mos harro, mos u dorëzo asnjëherë. Bëj përherë kujdes”.

Back to top button