Shkence

Letra e Albert Einsteinit për Presidentin Roosevelt, mbi ndërtimin e bombës atomike

Screen Shot 2015-08-27 at 11.34.10

F.D. Roosevelt President i SHBA Shtëpia e Bardhë

Zotëri:

Disa kërkime të kohëve të fundit, nga E. Fermi dhe L. Slizard, që më janë komunikuar në formën e dorëshkrimeve, më bëjnë të parashikoj se elementi i uraniumit mund të shndërrohet në një burim të ri dhe të rëndësishëm energjie, në të ardhmen e afërt. Disa aspekte të situatës duket se bëjnë thirrje për të qenë syçelët, dhe nëse është e nevojshme, për të vepruar shpejt nga ana e administratës. Kështu që, unë besoj se është detyra ime t’ju sjell në vëmendje faktet dhe rekomandimet që vijojnë:

Gjatë muajve të fundit, është bërë e ditur – përmes punës së Joliotit në Francë, si dhe Fermit dhe Szilardit në Amerikë – se mund të jetë e mundur që të krijohet një reaksion bërthamor zinxhir me një masë të madhe uraniumi, nga i cili do të prodhohej një sasi e madhe energjie, si dhe sasi të mëdha elementësh si radiumi. Tashmë duket pothuajse e sigurtë se kjo mund të arrihet në të ardhmen e afërt.

Ky fenomen i ri do të çonte edhe në ndërtimin e bombave, dhe mund të mendosh që mund të ndërtohet një lloj i ri bombash, tejet të fuqishme. Një bombë e vetme e këtij lloji, e mbartur me anije dhe e shpërthyer në një port, mund të shkatërrojë fare mirë të gjithë portin, bashkë me një pjesë të mirë të territorit rrethues. megjithatë, bomba të tilla mund të jenë vërtetë shumë të rënda për t’u transportuar nga ajri.

Shtetet e Bashkuara kanë sasi shumë të pakëta uraniumi. Ka disa vendburime të mirë në Kanada dhe në ish Cekosllovaki, ndërkohë që burimi më i rëndësishëm i uraniumit është në Kongon belge.

Duke patur parasysh situatën, mund të mendosh që është e dëshirueshme të vendoset një kontakt i përhershëm, mes Administratës dhe grupit të fizikanëve që po punojnë me këta reaksione zinxhir në Amerikë. Një mënyrë e mundshme për ta arritur këtë, mund të jetë që këtë detyrë t’ia ngarkoni një personi që ka besimin tuaj, dhe që do të shërbente ndoshta në mënyrë jozyrtare. Detyra e tij mund të përfshinte si më poshtë:

a) Të ketë komunikim me institucionet qeveritare, t’i mbajë të informuar për zhvillimet e mëtejshme, si dhe të përcjellë rekomandime për Qeverinë që të veprojë, duke i kështuar rëndësi të veçantë problemit të mineralit të uraniumit për Shtetet e Bashkuara;

b) Të përshpejtojë punën eksperimentale, që për momentin po vazhdon brenda limiteve të buxheteve të laboratorëve universitarë, duke siguruar fonde, nëse fonde të tillë do të kërkohen, përmes kontakteve të tij me persona privatë që do të ishin të gatshëm të kontribuonin për një kauzë të tillë, dhe ndoshta edhe duke siguruar bashkëpunimin e laboratorëve industrialë, që kanë pajisjet e nevojshme.

Kam mësuar se Gjermania e ka ndaluar aktualisht shitjen e uraniumit nga minierat çekosllovake, të cilat i ka shtënë në dorë. Fakti që ka bërë një veprim të tillë, mund të burojë prej faktit që djali i Nënsekretarit gjerman të Shtetit, Von Veishlicker, është i atashuar pranë Institutit Kaizer Vilhelmi në Berlin, aty ku aktualisht po përsëritet një pjesë e punës së amerikanëve me uraniumin.

Juaji
Albert Einstein

Përkthimi: Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button