Në verën e vitit 1899, ndërkohë që ndodhej i vetëm në laboratorin e tij në Colorado Springs, i papërsëritshmi Nikola Tesla vërejti një seri sinjalesh ritmikë të pazakontë, që ai i përshkroi si “kode numërimi”. Duke qenë se sapo kishte pikasur radiosinjalet kozmikë për herë të parë, Tesla besoi menjëherë se ishin përpjekje për komunikim nga një formë inteligjente e jetës, ose në Venus, ose në Mars, dhe më vonë, tha në lidhje me atë eksperiencë: “Kam gjithmonë e më shumë ndjesinë se kam qenë i pari që kam dëgjuar përshëndetjen nga një tjetër planet”.
Një vit më vonë, Teslas iu kërkua nga Kryqi i Kuq Amerikan që të parashikonte arritjen më të madhe të mundshme të njeriut gjatë shekullit të ardhshëm. Kjo ishte letra me përgjigjen e Teslës.
Mesazh nga një tjetër botë
Drejtuar: Kryqit të Kuq Amerikan, Nju Jork
Retrospektiva është e lavdishme, perspektiva është frymëzuese: Shumë mund të thuhen për të dyja. Por një ide e dominon mendjen time. Kjo – të mirët, të shtrenjtët e mi – është për kauzën tuaj fisnike.
Unë kam vëzhguar aksione elektrikë, që janë dukur të pashpjegueshëm. Por sado të zbehtë dhe të pasigurtë që kanë qenë, ata më kanë dhënë mua një bindje dhe një parandjenjë të thellë, se në një kohë jo shumë të largët, të gjithë qeniet njerëzore të këtij globi, si një i vetëm, do të kthejnë sytë nga kupa qiellore atje lart, me ndjenja dashurie dhe nderimi, të ngazëllyer prej lajmit të mrekullueshëm: “Vëllezër! Kemi një mesazh nga një tjetër botë, e panjohur dhe e largët. Ai mesazh thotë: një… dy… tre…”
Krishtlindje, 1900
Juaji,
Nikola Tesla
Pergatiti: Bota.al