“Një ditë të caktuar do të më thuash: “Shko në shtëpi tani, ma”; “Po vij mami”, “Ehu, ma”. Dhe unë do tëkujtohem për të gjitha rastet kur ti ishe i vogël dhe qaje duke bërtitur me të madhe: “O ma, o ma, o ma” dhe më pas qeshje, midis lotësh, në momentin që unë shfaqesha duke iu përgjigjur thirrjeve të tua.
Një ditë të caktuar mund të jesh i acaruar, sepse unë nuk të kam lënë të bësh diçka. Unë mund të hyj nëdhomën tënde dhe ti do të qëndrosh gjithë pasditen pa më folur. Ama unë do të kujtohem për të gjitha herët, kur nuk doje të ndaheshe prej meje, as për 5 minuta për të shkuar në tualet.
Një ditë të caktuar mund të më kërkosh të flesh nga një mik i yti, apo të kalosh pushimet nga gjyshja, apo të udhëtosh me miqtë e shkollës. Ama unë do të kujtohem për çdo natë, kur arsyeja e gjumit tënd të qetëisha unë.
Dhe më pas ti do të duash të ecësh i vetëm në jetë. Do të duash të fluturosh dhe ndonjëherë, do të biesh, do të vritesh e do të lëndohesh aq shumë, saqë “një puthje” e imja nuk ka për të të shëruar. Dhe unë do t’i kërkoj kohës të kthehet mbrapsht, në ato kohëra kur unë isha paqja jote. Por një gjë e tillë nuk do tëndodhë.
Atëherë unë do të qaj, për ty dhe me ty, nëse do të jetë e nevojshme. Do të jem aty, duke të mbajtur dorën, edhe pse vetëm me zemër. Do të pres, do të kthehesh nga unë me kalimin e kohës, me dashurinë më tëduruar. Sepse fëmijët mund të largohen, ama kthehen sërish në një moment të caktuar”.