Bota

Libi, armët kimike të Gedafit në duart e militantëve

Vidhet arsenali i  ish udhëheqësit libian: gazra që janë marrë me blinda dhe janë testuar në Misurata. Mund t’i jenë shitur ISIS-it

Screen Shot 2015-02-21 at 8.48.16 PMJo vetëm raketat e shtetit islamik, por edhe armët kimike të militantëve. Ferri libian është gjithmonë e më shumë tokë e askujt. Arsenali në dispozicion të forcave kundërshtare të ushtrisë së rregullt libiane shqetëson gjithnjë e më shumë Kryeministrin Hamad bin Khalifa al Thani, i cili prej javësh gjendet në një situatë ku i duhet t’i bëjë ballë ofensivës shumë të dhunshme të kokëprerësve të ISIS. Sipas burimeve ushtarakë të cituar nga Asharq Avsat, e përditshmja autoritare panarabe me qendër në Londër, militantët mendohet të kenë vjedhur arsenalët e regjimit të Muammar Gheddafit në provincat qendrore dhe jugore të Libisë. Për momentin nuk dihet sasia e vjedhur, por ushtria e rregullt libiane druhet seriozisht se mund t’i jenë shitur xhihadistëve besnikë të Abu Bakr al-Baghdadit. Mes armëve të vjedhura nga depozitat në shkretëtirën qendrore dhe jugore të Libisë janë gazi mustardë dhe gazi sarin.

Leave a Reply

Back to top button