Një ish rreshter i marinsave që bënte rojë në Guantanamo ka thënë se tre të burgosur në bazën amerikane të dyshuar për terrorizëm janë torturuar deri në vdekje nga CIA. Joseph Hickman, një veteran i cili pas 11 shtatorit ishte rregjistruar në Gardën Kombëtare, ka bërë këtë denoncim shpërthyes në librin e tij “Vrasje në Camp Delta: një rreshter që ndjek të vërtetën për Guantanamo Bay”. Versioni i Hickmanit bie ndesh me versionin zyrtar të Pentagonit, sipas të cilit tre të dyshuarit për terrorizëm thjeshtë ishin rrahur në 9 qershor 2006.
Less than a minute