Histori

Lindja e Mesme dhe Perëndimi, një histori e trazuar (2): Ngjitja e otomanëve

Screen Shot 2016-08-22 at 16.38.00

PJESA E DYTE

Për shekuj me radhë pas kryqëzatave, kur evropianët flisnin për konfliktin e tyre me Islamin, ata gjithmonë i referoheshin turqve, jo arabëve. Turqit osmanë kishin ardhur nga Azia Qendrore gjatë shekullit të 14-të, duke pushtuuarpothuaj të gjithë Turqinë e sotme, dhe pastaj nisën përpjekjet për zgjerimin e perandorisë së tyre në Lindjen e Mesme arabe dhe në Evropë.

Perandoria që krijuan Osmanët ishte një shtet islamik, dhe për një kohë sfidantja për kontrollin evropian të Mesdheut.

Shumë njerëz në Evropë, 400 vjet më parë, kishin frikë nga osmanët sepse ata ishin muslimanë, thotë David Lesch, profesor i historisë së Lindjes së Mesme në Universitetin Trinity në San Antonio. Por ai thotë se osmanët nuk e perceptonin njësoj, natyrën e konflikteve të tyre me evropianët.

“Është e qartë se ata shihnin vlerë në përhapjen e fesë”, thotë Lesche. “Por Perandoria Osmane e shihte veten shumë më tepër si perandori evropiane, se sa si perandori e Lindjes së Mesme. Dhe ata kishin një qasje shumë tolerante ndaj jo-muslimanëve, duke qenë se shumica e popullsisë në Perandorinë Osmane – sidomos kur ajo ishte në kulmin e vet – ishte jo-myslimane. Në fakt, ishte e krishterë”.

Sundimtarët në të dy anët ndiqnin të njëjtat qëllime, pavarësisht besimeve të tyre të ndryshme, thotë historiani Richard Bulliet, i Universitetit Columbia. “Kjo ishte në thelb politika e fuqive të shteteve të mëdha, dhe Perandoria Osmane ishte pjesë e sistemit evropian të shteteve të fuqishme, që luftonin për përfitime territoriale,” thotë ai.

Osmanët u mundën pas rrehtimit të dytë prej tyre të Vienës, në vitin 1683. Deri në fund të shekullit, ata kishin nënshkruar një traktat paqeje me një koalicion të armiqve të tyre evropianë. Ata kurrë nuk do të ishin më aq të fuqishëm.

Figurat kryesore:

Mehmeti II (Pushtuesi)

I lindur në 1432 në Traki. Vdiq në 1481 pranë Kostandinopojës. Dy herë Sulltan i Perandorisë otomane, nga 144 në 1446 dhe nga 1451 në 1481. Gjatë mbretërimit të dytë ai mori Kostandinopojën, duke i dhënë fund Perandorisë Bizantine, si dhe duke krijuar shtetin otoman si një fuqi e madhe në Mesdhe. Ai forcoi edhe kontrollin otoman mbi të gjithë Anadollin (Turqinë e sotme) si dhe mbi territore të rëndësishme në Ballkan. Mehmeti gjithashtu riorganizoi qeverinë otomane dhe nisi kodifikimin e ligjeve. Ai ishte tolerant ndaj arsimit dhe besimit europian dhe krijoi një librari të madhe tekstesh në latinisht dhe greqisht në pallatin e tij. Gjatë mbretërimit, ai nxiti përparime në studimin e matematikës dhe ekonomisë.

Sulejmani I (I Madhërishëm)

I lindur në 1494 ose 1495. Vdiq në 1566 në Hungari. Duke sunduar Perandorinë Otomane si Sulltan, nga 1520 deri në 1566, ai zgjeroi perandorinë në maksimumin e vet. E mori Beogradin në vitin 1521 dhe pjesën më të madhe të Hungarisë deri në 1526. Sulejmani rrethoi vienën në vitin 1529, por nuk ia doli të merrte qytetin e Habsburgëve. Ai zhvilloi një luftë detare në Mesdhe kundër forcave të Perandorit të shenjtë Romak Karli V. Sulejmani zhvilloi edhe tre fushata kundër persëve, në lindje të kufirit otoman. Ai ishte një ndërtues, i njohur për ndërtimin e xhamive, urave dhe veprave të tjera publike, në Europë dhe botën arabe.

Karli V

Lindur në 1500 në Ghent. Vdiq në 1558 në Spanjë. Sundoi si Mbret i Spanjës, udhëheqës i perandorisë së Habsburgëve në Holandë dhe Austri, dhe Perandor i shenjtë Romak, nga 1519 deri në 1556. Nipi i monarkëve spanjollë, Ferdinandid dhe Izabelës, që dëbuan arabët dhe hebrenjtë nga Spanja në 1492, në të njëjtin vit kur ata financuan ekspeditën e parë të Kolombit në Botën e Re. Luftoi shumë luftëra europiane për të mbajtur perandorinë e tij, dhe u gjend edhe nën një trysni të madhe nga Perandoria Otomane, pasi Sulejmani i Madhërishëm u bë Sulltan. Karli mblodhi një ushtri të madhe për të mbrojtur Vienën gjatë rrethimt të parë otoman. Hoqi dorë nga froni i Spanjës duke ia lënë të birit, Filipi i Dytë. / Përgatiti: bota.al

Leave a Reply

Back to top button