Enciklopedike

“Lista e mbretërve” të Sumerëve, që askush nuk e shpjegon dot

Screen Shot 2016-09-01 at 12.11.36Lista e Mbretërve është një rrëfim për  mbretërimin në parahistorinë e popullit sumer. Janë gjetur rreth 18 versione fragmentesh joidentike të këtyre objekteve të gurtë, ndër të cilët më i plotë i është prizmi Ueld-Blundellit në Muzeun Ashmolean në Oksford. Studiuesit fillimisht menduan se ishin dokumente të drejtpërdrejta historike, por teksa versionet më të plotë dolën në dritë, u bë e qartë se shumë prej mbretërve ishin ose tërësisht, ose pjesërisht mitologjikë. Sundimtarët që duhet të ishin vërtetë aty, shpesh ishin lënë jashtë.

Të tjerë kishin mbretëruar vërtetë shumë gjatë apo atyre u ishin veshur rrëfime mitologjike, për ata vetë apo për kohën kur kanë mbretëruar, si për shembull rrëfimi i sumerëve për një përmbytje të madhe në kohën e Gilgameshit. Pyetja është: Përse sumerët ishin kaq të kujdesshëm që të dokumentonin një linjë mbretërish, ndërkohë që fusnin edhe persona e ngjarje që e dinin se ishin mitologjike? Kjo gjë do të dëmtonte qëllimin historik të dokumentit.

Një përgjigje e mundshme gjendet në historinë e hershme të sumerëve. Qytetet si Kishi, Uri, dhe Akshaku ishin të gjitha qytete të fortifikuara sovrane, me perënditë e tyre, dhe pushteti politik i përkiste popullit. Por teksa u rrit rivaliteti mes qyteteve, institucioni i mbretërimit hodhi rrënjë, kështu që mendimi mbizotërues është se dokumenti u bë një mjet politik për forcimin e hegjemonisë fetare dhe politike mes të qyteteve, duke ofruar justifikimin për sundimtarët që t’i bashkonin ato në një qytetërim. Njerëz me më shumë prirje fantazie, kanë ngritur edhe disa pretendime rreth Listës së mbretërve.

Kronologjia e saj e hershme, që regjistron “sundimtarët e para përmbytjes” dhe rrëfimet e hershme mitologjike, janë përdorur në përpjekje për të konfirmuar Gjenezën e Testamentit të Vjetër (dhe për të provuar që Kristianizmi ishte ndikuar prej mitologjive më të hershme). Eshtë përdorur për të mbshtetur edhe historinë e Noes si dhe përmbytjes globale. Disa madje besojnë se mbretërimet e gjatë të mbretërve të hershëm janë në fakt të vërteta dhe që ata ishin gjithcka, nga perëndi, në alienë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button