Motivuese

Litari i elefantit

Një burrë ishte duke kaluar me nxitim pranë një tufe elefantësh, nga frika se mos ndonjëri prej tyre mund ta sulmonte. Por pas disa sekondash e ndali hapin papritur, sepse u habit jo pak nga fakti se këto krijesa të mëdha po mbaheshin lidhur vetëm me nga një litar shumë tëhollë në këmbën e tyre të përparme.

Pra nuk kishte nevojë as për zinxhirë dhe pas për kafaze. Ishte e qartë që elefantët kishin mundësi në çdo kohë që të shkëputeshin lehtësisht nga litari që kishin në njërën këmbë. Por për disa arsye, ata nuk e bënin këtë. Tejet i intriguar nga ajo qo shihte, burri pa disa metra mëtej një trajnues, të cilit iu afrua dhe pyeti se si ka mundësi që ato kafshë qëndronin aty dhe nuk përpiqeshin të largoheshin.

“Që kur janë shumë më të vegjël, ne përdorim një litar të së njëjtës madhësi për ti lidhur. Dhe në atë moshë ai mjafton që t’i pengojë elefantët të largohen. Ndërsa rriten, ata janë të kushtëzuar të besojnë se nuk mund të shkëputen nga ai vend ku janë lidhur. Ata besojnë se litari mund ti mbajë ende mbërthyer në atë vend, prandaj nuk përpiqen asnjëherë që të çlirohen prej tij”- iu përgjigj trajnuesi i tyre.

Ashtu si elefantët, sa prej nesh e kalojnë jetën të fiksuar pas besimit tonë të gabuar se nuk mund të bëjmë diçka, vetëm sepse kemi dështuar një herë më parë? Por dështimi është pjesë e të mësuarit; prandaj nuk duhet të heqim asnjëherë dorë nga përpjekja për të arritur atë qëduam në këtë jetë.

Back to top button