Enciklopedike

Lizzie Borden, më e famshmja vrasëse e Amerikës

Screen Shot 2015-08-17 at 17.08.47“Lizzie Borden took an axe / and gave her mother forty whacks. And when she saw what she had done / she gave her father forty-one”. Kjo poezi e dobët, që në Amerikë fëmijët e këndojnë me zë të lartë, përkthehet pak a shumë kështu: Lizzie Borden mori një sëpatë dhe qëlloi 40 herë nënën e saj. E kur e pa se çfarë kishte bërë, shkoi dhe qëlloi të atin 41 herë.

Lizzie, protagoniste e atij që në Amerikë është një makth i vërtetë, në të vërtetë u dha 29 goditje sëpate prindërve të saj. E bëri mëngjesin e nxehtë të 4 gushtit 1892 në Fall River, Massachusetts. Kjo, të paktën sipas hipotezave të hetuesve, duke qenë që prova të pakundërshtueshme nuk u gjetën asnjëherë.

Në fillim askush nuk dyshoi tek ajo zonjushë kaq e mirë, e angazhuar në famulli. E megjithatë, Lizzie, 32 vjeç atë ditë ishte e vetme në shtëpi, kur prindërit u masakruan me goditje sëpate në katin e sipërm. E marrë në pyetje disa ditë pas kasaphanës, rrëfimi i saj pati shumë kontradikta. U kap në befasi edhe teksa digjte disa prej rrobave të saj “të njollosura me bojë të vjetër”, sipas saj, por që sipas akuzës ishte gjaku i prindërve të vrarë.

Pas më pak se një viti, në 5 qershor 1893 Lizzie ishte para gjykatësit: duhej të përgjigjej për vrasjen e dyfishtë. Megjithatë, ishte e pamundur të dënohej përtej çdo dyshimi të arsyeshëm: e shpëtoi mentaliteti i epokës, që nuk e konsideronte një grua të re në moshë, në gjendje për të kryer një krim kaq të rëndë. Por, ajo është gjykuar fajtore prej Historisë, e cila e ka bërë atë një vrasëse legjendare, aq sa edhe sot e kësaj dite janë të shumtë ata që, nga të katër anët e botës, vijnë për të kaluar një fundjavë në shtëpinë e krimit, Nr 92 në Second Street, e transformuar në një motel … frike. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button