Horizonti.al

Llava po pushton rrugët e Havait

Një video e regjistruar në mesnatë tregon se llava e dalë nga vullkani Kilauea po avancon mbi rrugët e Havait. Shumë prona u gllabëruan nga magma dhe situata paraqitet kritike. Të enjten u bë me dije se një lumë i tretë llave e gjeti rrugën deri në oqean, në javën e tretë qysh prej shpërthimit, Kilauea ka hapur dy dyzina të cara vullkanike në njësi rurale. Llava noton ngadalë me një shpejtësi prej 3.2 km. Qysh prej shpërthimit në 3 maj organet e Havait urdhëruan evakuimin e 2000 personave në afërsi të njësisë Leilani dhe zonave fqinje. Autoritete thanë se edhe 1000 persona mund të shpërngulen nëse llava kapërcen disa rrugë dhe izolon komunitete në pjesët rurale të ishullit. Vullkani ka hapur më shumë se 20 fisura nga të cilat dalin llava, dikosid sulfuri dhe avulli i nxehtë. Magma ka shkatërruar 50 ndërtesa duke përfshirë edhe 24 banesa. Në majën e vullkanit regjistrohen shpërthime të herëpashershme që nxjerrin shtëllunga hiri. “Jemi në një gjendje të qëndrueshme,” – u shpreh Wendy Stovall, shkencëtare e shërbimeve gjeologjike në Amerikë. –“Nuk ka të dhëna nëse llava do të shtohet ose do të ulet. Parashikohet se shpërthimet do të vazhdojnë edhe pak.” / bota.al

Leave a Reply

Back to top button