Sport

Lojtari më i mirë i 2017 u zgjodh Ronaldo, por për kë ka votuar Agolli dhe Panuçi?

Kristiano Ronaldo u shpall futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA në një mbrëmje gala në Londër që mblodhi bashkë personalitetet më të njohur të këtij sporti. Pikët maksimale ka marrë Kristiano Ronaldo si nga kapiteni kuqezi, Ansi Agolli, ashtu edhe nga trajneri i kombëtares shqiptare Kristian Panuçi.

Në sinkron kanë shkuar edhe votat për dhënien e tre pikëve për lojtarin më të mirë, ku të dy kanë votuar Mesin. Por preferencat për votën e tretë kanë ndryshuar, ku kapiteni kuqezi ka votuar Buffon, ndërsa Panuçi Naimar.

Agolli dhe Panuçi kanë qenë në një mendjen edhe për trajnerin më të mirë, ku të dy votuan me nga 5 pikë edhe fituesin e këtij çmimi Zinedine Zidan. Po ashtu me nga 3 pikë ata kanë votuar Masimiliano Alegrin.

Leave a Reply

Back to top button