Sport

Përsëri Skënderbeu! Dy gola në minutën ’90 dhe, që ishin parashikuar vetëm pak minuta më herët

skend

Skënderbeu e ka mbyllur me dyshime të forta për trukime, aventurën e vet europiane. Ekipi korçar ka pësuar dy gola brenda një minute ndaj Lokomotivës së Moskës, përkatësisht në minutën e ’89 dhe ’90. Duket se skenari ishte bërë që golat të shënoheshin pikërisht në fund. Një tifoz shkruante 20 minuta para fundit të ndeshjes, që të viheshin baste se Sskënderbeu do të pësonte edhe dy gola në fund, pas gjërat ishin kurdisur. Dhe, parashikimi i tij doli. Që prej hedhjes së shortit, në fakt pati paralajmërime dhe frikë se Skënderbeu do të trukonte ndeshjet. Kjo, për shkak të trukimit të hapur të ndeshjes me Crusaders në eleminatoret e Champions League, gjë që u konfirmua edhe nga një raport i “Federbet”.

Kjo agjenci pak javë më parë tha se kishte dyshime të forta se Skënderbeu, përveç ndeshjes me ekipin e Irlandës së Veriut, ka trukuar edhe ndeshje të tjera në Eurpa League. Një prej tyre ishte humbja e thellë me Sportingun e Lisbonës. Asaj tashmë i shtohet edhe ndeshja e djeshme.

Leave a Reply

Back to top button