Bota

Misteri i momenteve të fundit të avionit. Përse piloti nuk lëshoi sinjal SOS?

Screen Shot 2015-03-24 at 17.10.44

Momentet e fundit të fluturimit të avionit Germanwings, fluturimi 4U 9525 janë mbështjellë me mister, pasi kontrollorët e trafikut ajror nuk morën sinjal SOS pavarësisht se avioni ra nga 9750 metra lartësi në tetë minuta. Më herët, disa agjenci kishin cituar burime të aviacionit në Francë të thoshin se pilotët lëshuan një sinjal “Mayday” dhe kërkuan ulje emergjence pak minuta përpara se të përplaseshin në tokë. Megjithatë, autoritetet e aviacionit civil e mohuan këtë gjë më vonë. Sipas tyre, kontrollorët e trafikut ajror nuk kishin marrë një thirrje të tillë. “Vetë avioni nuk lëshoi një sinjal alarmi, por ishte kombinimi i humbjes së kontaktit dhe rënia e shpejtë e avionit që e bëri kontrollorin të implementojë fazën e alarmit”, deklaroi një zëdhënës i aviacionit civil francez. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button